Pa to mund të zhduket edhe fauna, bletët shpallen krijesa më e rëndësishme që jeton në Tokë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.10.2019, 21:27

Bletët janë shpallur si krijesat më të rëndësishme që jetojnë në planetin tonë.

Në këtë përfundim ka dalë Instituti Earthwatch në mbledhjen e fundit të ‘Royal Geographical Society of London.’

Siç thuhet në ‘The Science Times’, 70% e agrikulturës së botës varet ekskluzivisht nga bletët, ndërkohë që popullatat e tyre bëjnë të mundur ‘riprodhimin’ e planetit.

Pa bletët edhe fauna së shpejti do të niste të zhdukej.

Jo vetëm kaq, por sipas një studimi të kryer së fundmi, rezulton se bletët janë e vetmja krijesë e planetit që nuk mban me vete asnjë lloj patogjeni, pavarësisht nëse bëhet fjalë për ndonjë kërpudhë, viruse apo baktere.

Por, pavarësisht kësaj, këto insekte tashmë janë futur në listën e specieve të rrezikuara, ndërsa studimet e zhvilluara së fundmi tregojnë një rënie drastike të numrit të tyre. Në vitet e fundit është zhdukur pothuajse 90 për qind e popullatës së bletëve.

Arsyeja kryesore për uljen e numrit mbeten përdorimi i pakontrolluar i pesticideve, mungesa e luleve dhe shpyllëzimi.

Nisur nga kjo, aktivistët besojnë që ne duhet të ndalojmë menjëherë përdorimin e pesticideve dhe të promovojmë alternativa organike. Veç kësaj duhet të monitorohet me kujdes edhe shëndeti i bletëve.

Sipas Greenpeace nëse nisim të marrim masa menjëherë popullata e bletëve mund të shpëtohet dhe ato mund të nisin të shtohen sërish.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit