Pas triumfit të Shqipërisë në Moldavi 0-4, sot ishte radha e kombëtares Shpresa të fitonte.
Kuqezinjtë e vegjël kanë mundur 2-1 Kosovën, e vlefshme për eliminatoret e Europianit të kësaj grupmoshe.
Tafa dhe Muçolli ishin autorët e golave për Shqipërinë në këtë fitore.
Goli i Baftiut për Kosovën erdhi shumë vonë për të shqetësuar kuqezinjtë dhe sfida u mbyll me suksesin 2-1.
Duhet theksuar se kjo humbje i prish shumë punë Kosovës, e cila kishte gjashtë pikë dhe shpresonte te kualifikimi në Europian.
Ndërkaq, me këtë fitore, Shqipëria është ngjitur në kuotën e 5 pikëve....