Siç duket, biznesmenit mjaft të pasur dhe të njohur për orientimin e tij seksual ndryshe, Elton Ilirjanit, nuk po i shqitet shpirti nga deputeti Kujtim Gjuzi. U bënë disa ditë tashmë që Eltoni vetëm ironizon deputetin në çdo postim të tijin.
Ditët e fundit Eltoni ishte në një udhëtim në Greqi, ku edhe në Karpenis, një zonë “pikante” prej emrit të saj në shtetin fqinj, nuk harroi të përshëndeste atë që tashmë ka cilësuar si “burrin” e tij. Edhe tashmë që është kthyer në Tiranë, Eltoni i ka dedikuar disa foto dhe dy fjali të shkurtra Kujtimit.
Duke e cilësuar “Kytimi”, biznesmeni gay ka lyer buzët me të kuqe dhe buzëkuqi i ka rrëshkitur deri në mjekër. Sipas Ilirjanit, kështu përfundon gjithmonë kur Kytimin e merr malli për të.
Ai shkruan në Facebook:
Por, si të mos mjaftohej me kaq, ai ka shtuar në një postim tjetër mendimin e tij tërësisht kundër Enver Hoxhës, të cilin e cilëson kriminel. Ai përdor një fjalor banal kur i referohet Hoxhës dhe gjithë të tjerëve të sërës së tij.
Eltoni shkruan: