Turqia arriti mbrëmjen e djeshme një barazim shumë të rëndësishme kundër Francës në transferë, duke hedhur një hap të sigurt për kualifikimin në "Euro 2020".
Tashmë, lojtarët e Turqisë e kanë kthyer si zakon që pas ç'do goli të shënuar, të festojnë duke bërë përshëndetjen ushtarake, në shënjë mbështetje për sulmet e Turqisë në Sirinë e Veriut.
Kjo ndodhi edhe dje ndaj Francës, ku rituali u përsërit. Të gjithë lojtarët u vunë në rresht dhe nderuan shtetin e tyre me përshëndetjen ushtarake.
Mesfushori i Milanit, Hakan Çalhanoglu ka hezituar në një moment për të festuar sërish me qëndrimin ushtarak dhe kjo ka sjellë acarimin e Merih Demiral.
Mbrojtësit të Juventusit, i cili ishte ndër lojtarët më të mirë në ndeshjen e mbrëmshme, nuk i ka pëlqyer pasiviteti i milanistit dhe kaq ka mjaftuar që t'i afrohet menjëherë duke ngritur edhe tonet e zërit.