Kombëtarja turke e futbollit vijon të mbështesë sulmet e ushtrisë turke në Sirinë e Veriut. Edhe mbrëmjen e djeshme, pasi shënuan golin ndaj Francës, futbollistët kanë festuar si ushtarë dhe reagimi i tyre ka shkaktuar polemika.
Ministri i jashtëm francez, Zhan Iv Lë Drio,nuk i ka pritur aspak mirë këto reagime, aq sa anuloi prezencën e tij në ndeshjen e djeshme midis Francës dhe Turqisë në “Stade de Francë” të Parisit.
Duhet përmendur fakti se më shumë se 130 mijë njerëz janë detyruar të braktisin vendin ku po kryen sulmet.
60 civilë janë vrarë së bashku me 86 ushtarë, të cilët ndodheshin në zonën e Maburka (kufiri Turqi-Siri), aty ku po zhvillohen luftimet. Edhe nga krahu turk janë vrarë deri tani 18 civilë.