Gledis Carapuli është një djalë 11-vjeçar nga Vlora, i cili nuk mund të bëjë një jetë normale si bashkëmoshatarët e tij, pasi ka probleme me dëgjimin.
Duke qenë se Gledisit i ka humbur aparati i dëgjimit, një grup mësuesish në shkollën ku ai shkon në Vlorë kanë vendosur që ta bëjnë rastin publik me shpresën se shqiptarët do ta ndihmojnë adoleshentin që të blejë një aparat të ri.
Sipas asaj që thotë një mësuesja e tij, Gledisit i ka humbur aparati i dëgjimit dhe familja nuk ka mundësi që t'ia blejë.
Nënës së 11-vjeçarit i kanë thënë se duhen 2500 euro për një aparat të ri. Duke qenë se nuk kanë mundësi ekomomike, ajo madje ka thënë se është gati të shesë veshkën që djali të dëgjojë sërish.
Mesazhi i dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania:
Për të gjithë ata që kanë mundësi dhe dëshirë për t'i rikthyer dëgjimin Gledisit, në foton më poshtë mund të gjeni numrin e llogarisë që familja ka vënë në dispozicion.
Për ata që dëshirojnë të kontaktojnë me familjen, ky është numri i telefonit i vënë në dispozicion: 0685555538.