Një 6-vjeçare nga Rusia, e cila është përshkruar si 'vajza më e bukur e botës' numëron më shumë se 22,000 ndjekës në Instagram.
Alina Yakupova nga Moska ka nisur të merret me modeling që në oshën 4-vjeçare dhe që tani ka filluar të nisi karrierën pasi është shfaqur në fushata të ndryshme mode për marka të ndryshme.
Modelja e vogël e ka mahnitur botën me flokët e saj biond, buzëqeshien rrëzëllitëse dhe sytë jeshil.
Edhe pse e vogël ende, Yakupova është shfaqur në kopertinave e revistave ikonike të modës si Instyle dhe Grazia.
Në faqen e Instagramit të Alina-s, ku postohen zakonisht foto nga setet e saj më të fundit fotografike, ka fansa që e ndjekin nga vende si Gjermania, Kosta Rika, Kalifornia etj.
Një prej komentuesve të shumtë shkruante në një nga fotot e saj:
Fama e Alinas, e cila përfaqësohet nga agjencia e modelingut për fëmijë President Kids (PK) Management, vazhdon të rritet gjithnjë e më tepër bashkë me numrin e ndjekësve në mediat sociale.
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania