Shënoi golin e 700-të në karrierë, Ronaldo: Rekordet më kërkojnë mua, jo unë ato

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 15.10.2019, 09:45

Cristiano Ronaldo vazhdon me rekordet e pabesueshme në karrierën e tij. Mbrëmjen e djeshme, ylli portugez shënoi ndaj Ukrainës, golin e 700-të.

Për fatin e keq, goli nuk e shmangu dot humbjen ndaj ekipit të drejtuar nga Shevcenko, por për Ronaldon ishte një arritje e madhe personale.

Pas ndeshjes ai u shpreh:

Është një moment i bukur në karrierën time, por që rezultoi i hidhur për skuadrën, sepse nuk fituam. Por, unë mendoj se ne duhet të jemi krenarë, sepse bëmë një ndeshje të shkëlqyer. Sa rekorde kam? Nuk e di. Nuk i kërkoj unë rekordet, ato më kërkojnë mua. Unë po shijoj momentin dhe futbollin. I falënderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar që të arrij këtë shifër mbresëlënëse golash”.

Aktualisht, Ronaldo u ngjit në vend të gjashtë të shënuesve më të mirë të historisë. Objektivin e radhës ai do ta ketë që të arrijë Ferenc Pushkashin (709 gola në 720 ndeshje).

Përpara mbeten gjithnjë Gerd Myleri (721 gola në 769 ndeshje), Pele (757 gola në 815 ndeshje), Romario (758 gola në 980 ndeshje) dhe Jozef Bikan (762 gola në 497 ndeshje).

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit