Shqipëria ka zhvilluar një ndeshje perfekte sonte në Moldavi, ku ka bërë ç'ka i ka dashur qejfi.
Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-3 për kuqezinjtë.
Cikalleshi, Bare dhe Lorenc Trashi ishin autoret e golave gjatë 45 minuta te para.
Ndërkaq, në fundin e pjesës së dytë, skena ka qenë e gjitha për Rei Manajn. Lushnjari ka marrë një pasim perfekt nga Roshi dhe ka shënuar me finte.
Ëmbëlsira ishte festa me shqiponjë. Në fund, ndeshja është mbyllur 0-4 dhe kjo Shqipëri e drejtuar nga Edi Reja po bind gjithmonë e më shumë.