Shqipëria është duke zhvilluar një ndeshje perfekte në Moldavi, teksa pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-3 për kuqezinjtë.
Fillimisht ishte Cikalleshi ai që gjeti golin e avantazhit në minutën e 22-të.
Pak minuta më vonë, Bare dyfishoi rezultatin. Ndërkaq, në minutën e 40-të në skenë u shfaq debutuesi, Lorenc Trashi, i cili shënoi edhe golin e tretë.
HT' MOLDAVI-SHQIPËRI 0-3
Cikalleshi 22′, Bare 34′ , Trashi 40′