JOQ Albania
Home

Tha se e kishte kapur gruaja mat me dashnoren, versioni tjetër i ngjarjes që ngriti në këmbë “Komunën e Parisit”
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15/10/2019 16:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një skenë e pazakontë ndodhi dy ditë më parë tek Komuna e Parisit në Tiranë. Në një video të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, një grua dyshohej se kishte kapur burrin e saj "mat" me një femër tjetër në makinën e këtij të fundit.

Gruaja në fjalë shihej teksa i vërsulej një makine, që nga qytetarët u raportua se i përket burrit të saj, duke tentuar t’i thyejë xhamat.

Mirëpo një qytetare, e cila pretendon se është bashkëjetuesja e personit të cilit iu sulmua makina, ka treguar versionin e saj mbi ngjarjen.

Në një mesazh të dërguar në redaksinë e JOQ Albania, ajo hedh akuza të rënda në drejtim të vajzës që sulmoi makinën e partnerit të saj. Sipas saj, vajza në fjalë është "hajdute dhe përdoruese e lëndëve narkotike". Më tej, partnerja e burrit, thekson se zanafilla e ngjarjes është krejt ndryshe nga ajo që u raportua fillimisht.

Ajo shpjegon se sherri mes partnerit të saj dhe vajzës që i sulmoi makinën, ka ndodhur pasi për shkak se kjo e fundit kishte vjedhur një celular. Gruaja shton se mikja e saj ka qenë dëshmitare dhe mes tyre nisi një debat. Ajo shton se u përpoq të qetësonte situatën, por vajza që i sulmoi makinën të fejuarit të saj, e ka ofenduar.

Sipas saj, në këtë moment vjen i fejuari i saj, i cili u përpoq të shuante sherrin, por sulmuesja e ka goditur edhe atë. Ajo tregon se pasi konflikti mes tyre u qetësua, vajza në fjalë shkoi drejt automjetit të partnerit të saj dhe e sulmoi me gur.

Ndërsa sa i përket djalit që shihet në fund të videos duke debatuar me sulmuesen, gruaja tregon se ai është miku i kësaj të fundit dhe jo partneri i saj.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje joq. Personi te cilit i esht thyer makina esht bashkejetuesi im. Vajza ne video (ne fakt manjakja) esht nje perdoruese lendesh narkotike edhe hajdute …. historia e ngjarjes esht komplet ndryshe kshuqe mos publikoni aludime. Un dje vajta ne polici. Ajo esht njr femer hajdute kishte vjedhur nje celular dhe debati ka nisur prej shoqes time sepse kishin qen ne nje mbient nje dit me para. Un dola edhe u mundova ta sjaroja per ta qetesuar situaten, ajo me ofendoi. Ne ato momnte vjen i fejuari im qe ka edhe atomjetin edhe u perpoq tna ndante , kjo e gjuajti. (pa haruar te them qe ajo esht puntore seksi) femer skandaloze. Kte mund ta konfirmojn shum njrz qe e njofin. Nga inati se un e shtyva dhe ja plasa n sy cfr esht kur u larguam ajo ka thy xhamin.
Djali n video ishte shoku saj, ai qe e shoqeronte. Un kam edhe incizime ku ajo vet pranon qe ka vjedhur. E kam me video"