Lindi pa sy, foshnja e porsalindur braktiset nga nëna/ Aleksandri i vogël ka nevojë për një familje që ta birësojë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.10.2019, 19:59

Një histori tepër e trishtë vjen nga Rusia, ku një foshnjë e porsalindur është braktisur nga nëna e tij menjëherë pas lindjes.

Aleksandri i vogël, i cili njihet edhe si "Sasha" ka lindur pa sy, si pasojë e një problemi shumë të rrallë gjenetik.

Nëna e tij ishte rritur në jetimore dhe vendosi të hiqte dorë nga përkujdesja për foshnjën e saj, pasi ishte e pasigurtë nëse mund t'i garantonte një jetë të shëndetshme.

Mjekët në Rusi po kërkojnë një familje që të birësojnë foshnjën e porsalindur.

Një infermiere në qytetin siberian të Tomskit, po përkujdeset për djalin gjashtë muajsh.

Ajo u shpreh për mediat ruse se:

Ai nuk është ndryshe nga fëmijët e tjerë, ai luan dhe buzëqesh si çdo fëmijë i shëndetshëm. Aleksandrit i pëlqen të luajë dhe adhuron notin. Ai është vërtet një fëmijë shumë i gëzuar."

Sasha ka dy kiste beninje në ballin e tij, të cilat do të hiqen së shpejti. Mendohet se vogëlushi vuan nga një formë ekstreme e sindromës së rrallë të Anolftalmias SOX2, e cila prek një në 250 mijë foshnje të sapolindura.

Sipas mjekëve rusë, ai është një ndër tri foshnjet e vetme që kanë lindur pa sy në të gjithë botën.

Për fat të keq, Sasha nuk do të ketë kurrë mundësinë të shohë.

Infermierja që përkujdeset për foshnjën tha se kirurgët implementuan disa "sfera" të vegjël për sytë për të siguruar që fytyra e tij të mos deformohej gjatë rritjes.

Ai ka nevojë për operacione të tilla çdo gjashtë muaj.

Burimi: LADbible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit