Habit Sandër Lleshi: Në Shqipëri nuk ka “peshq të mëdhenj”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 14.10.2019, 19:07

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi ka folur para Këshillin Kombëtar për Integrimin Evropian për luftën kundër krimit të organizuar. Lleshi ka habitur disi me deklaratat e tij në lidhje me kapjen e “peshqve të mëdhenj”.

Ministri i Brendshëm zgjodhi që të fliste për luftën kundër krimit duke treguar një histori.

Ai shprehet:

A ka goditje të krimit të organizuar, dhe një gazetare shqiptare se shqiptarët janë interesantë: A keni goditur peshqit e mëdhenj? Së pari, të biem dakord për përkufizimin “peshk i madh”.Se ka një bindje sikur krimi i organizuar është aq i organizuar sa ka një kre. Sikur do godasim Pablo Eskobarin. Por unë mund t’ju them se në vitin 2019, kemi një rritje me herë në numrin e grupeve të goditura nga Policia e Shtetit. Janë zhvilluar 18 operacione të mëdha, kundër grupeve të organizuara kriminale. Nëse në 2018 janë shkatërruar 10 grupe, në 2019, për të njëjtën periudhë janë zhvilluar 22 të tilla.”

E me të drejtë grepi i hedhur nga ministria dhe kokat e policisë nuk do kapin kurrë atë “peshkun e madh” të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ata po “gjuajnë” në një kavanoz gogozharesh, ku kridhet ndonjë peshk i kuq akuariumi, i cili vlen vetëm për statistikë, në dalje publike dhe në gjoja raporte ndërkombëtare për luftën kundër krimit të organizuar, shkruan BoldNews.

Fjala e Lleshit la të kuptohet se në Shqipëri nuk ka “peshq të mëdhenj”. Por me sa duket institucioni i drejtuar prej tij nuk ka zgjedhur si duhet vendin se ku duhet të hedhe grepin.

Ai mjafton që të hedhë “grepat” në atë tavolinë ku ulet gjithnjë në mbledhjen e qeverisë. Me siguri do gjejë jo peshq të mëdhenj, por peshq që ushqehen me parën publike, me koncesione apo afera të tmerrshme në infrastrukturë.

Gjuetia do i shkojë mbarë edhe nëse nis të gjuajë në atë Parlament që sot është kthyer në një pijetore të madhe ku dalin ligje që ndëshkojnë çdo frymë opozitarizmi dhe reagimi qytetar. Do të gjejë patjetër deputetë të lidhur me krimin elektoral, që miqësinë e kanë me trafikantë droge, apo të dënuar për shfrytëzim prostitucioni. Padyshim që peshq të mëdhenj ka aty, por grepi nuk hidhet aty ku duhet.

Gjenerali me spaleta të humbura sot nuk është gjë tjetër përveçse një i dërguar politik i Rilindjes në qarkun e Lezhës. I humbur në benefitet e pushtetit ministri sot deklaron se në Shqipëri nuk mund të gjesh Pablo Eskobarë”. Po si është e mundur që në një vend ku kanabisi përfundon me qindra ton në Itali dhe Greqi nuk ka bosë të mëdhenj? Si është e mundur që vetëm në tre raste zbulohen 1.3 ton kokainë dhe në burg përfundon shoferi?

Ata bosët e kokainës a janë “peshq të mëdhej” gjeneral? Mund të duken fare të vegjël, pasi nuk duan të shohin përpëlitjet e “bishave” të cilët janë të lidhur me drejtuesit e qeverisë. Thjesht ministri po gjuan në një kavanoz gogozharesh!

Me sa duket “peshq të mëdhenj” ka plot por si është edhe ajo shprehja, nuk ka profesionistë që t’i kapë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit