“Lufta në Siri, pasoja të paparashikueshme! Kurdët mund të vijnë edhe në Shqipëri”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.10.2019, 17:58

Prej disa ditësh ushtria turke ka nisur ofensivën me sulme ajrore në Siri, me pretendimin se po lufton kundër terroristëve.

Por sipas mediave ndërkombëtare objektivi real i Turqisë janë kurdët që jetojnë në pjesën veriore të Sirisë, ku së fundmi janë raportuar dhjetra kurdë të ekzekutuar nga ushtria turke.

Kjo çështje tejet delikate është komentuar edhe nga analisti i njohur, Fatos Lubonja.

I ftuar në rubrikën "Opinion" në News24, Lubonja tha se pasojat që mund të sjellë ofensiva turke në Siri mund të jenë të paparashikueshme.

Ai u shpreh se kurdët do të detyrohen të largohen drejt Europës, por mund të vijnë edhe në Shqipëri.

Sipas tij, kjo do të ndërlikonte raportet mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Ai tha:

Një nga pasojat është emigrimi. Ku do ikin kurdët? Ata do të ikin, po tentojnë të shkojnë në Evropë, por edhe në Shqipëri e Greqi. Natyrisht, raporti ynë me Turqinë ndërlikohet. Kjo mund të çojë deri në largimin e Turqisë nga NATO. Pasojat janë të paparashikuara.”

Ndër të tjera, Lubonja komentoi edhe raportin e Shqipërisë me Bashkimin Europian. Sipas analistit, Shqipëria është problematike në sytë e Europës, ndërsa kundërshton deklaratën e Ramës, i cili u shpreh se "janë problemet e Europës, që s'na integron neve", duke e cilësuar si një gjë false.

Lubonja shtoi:

Unë dalloj dy Evropa, atë që është në pushtet, dhe Evropa anti-sistem, që është kundër kësaj kaste të vendosur. Shqipëria është problematike për të dyja palët. Atë që thotë Rama se “janë problemet e Evropës, që s’na integron neve”, është një gjë false. Problemet tona e bëjnë Evropën skeptike. Ne i thellojmë problemet e tyre, jemi pjesë e atyre. Problemet e Evropës shtohen nga problemet tona."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit