Të gjthë e kujtojnë apo ndoshta kanë dëgjuar të flitet për pyetjen aspak “limonatë” të gazetares Ambrozia Meta kundrjet kryeministrit Edi Rama gjatë një konference për shtyp, pyetje e cila e detyroi Ramën edhe të linte konferencën. Tepër e re në moshë por mjaft premtuese, Ambrozia ka treguar se është një gazetare që di t'i vejë në siklet politikanët tanë.
Në një video të publikuar sëfundmi në Facebook nga Bledian Koka, Meta bën ironi teksa tregon për një takim imagjinar të sajin me Edi Ramën. Ajo rrëfen se si u takua me kreun e qeverisë ndërsa ishte bashkë me kolegë të tjerë të saj dhe po mundoheshin ta intervistonin.
Kështu, në ironinë e Ambrozias, Rama del një kryeministër që i trajton shumë mirë gazetarët, ndërsa ajo vetë shprehet se mezi po pret të nisë punë në ERTV dhe të japë edicionin informativ.
Ndër të tjera, ironikisht gazetarja thotë: