Pedagogu i “kyç gojën” ministres së Arsimit: Ke qejf të bësh grerëzen, mos na trego përralla!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.10.2019, 17:26

Ditën e sotme nisi viti akademik 2019-2020 për studentët e ciklit të studimit Bachelor.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini dhe pedagogu Arlind Qori, njëkohësisht edhe përfaqësues i organizatës "Lëvizja për Universitetin" u përballën pasditen e sotme në emisionin "Top Talk", lidhur me çështjen e "Paktit për Universitetin", ku qeveria premtoi se do të përmbushte kërkesat e studentëve.

Pedagogu Qori akuzoi qeverinë se po vazhdon të diskriminojë Universitetin Publik, duke iu mundësuar Universiteteve private të marrin para nga Fondi Shtetëror, gjë të cilën e cilësoi skandaloze.

Ministrja Shahini i hodhi poshtë këto pretendime duke i cilësuar si "teori konspiracioni". Kjo e fundit, dashur pa dashur, tregoi edhe realitetin e sistemit universitar, kur u shpreh se gjendja e Universiteteve është e njëjtë, duke "përgënjeshtruar" në këtë mënyrë propagandën e qeverisë mbi ndryshimet që pretendohej se solli "Pakti për Universitetin".

Replika mes Besa Shahinit dhe Arlind Qorit:

Denis Dyrnjaja: Po të përdorin politikisht thotë ministrja, nëse mundesh përgjigju po të përdorin politikisht, dhe nëse po kush?

Arlind Qori: Ligji i Arsimit të Lartë iu mundëson Universiteteve private të marrin nga Fondi Shtetëror. Kjo është skandaloze.

Besa Shahini: Kjo është komplet idiotësi dhe gënjeshtër.

Arlind Qori: Le të hapim ligjin, ta mësojë edhe ministra.

Besa Shahini: Unë s’lejoj më që të hapen gënjeshtra.

Arlind Qori: Ajo ka qejf të bëjë grerëzën.

Denis Dyrnjaja: Përgjigju pyetjes sime Arlind.

Arlind Qori: Zonja nuk e ka lexuar ligjin dhe tregon përralla.

Denis Dyrnjaja: Përgjigju pyetjes sime Arlind. Po të përdorin politikisht, dhe nëse po kush?

Besa Shahini: Ky është budallallëk aq i madh, sa unë të thoja se ministrja kapet për veshi nga kryeministri. Unë dhe kolegët e mi aktivistë kemi denoncuar.

Besa Shahini: Listën ku e keni? Keni denoncuar në Facebook?

Arlind Qori: Kemi bërë të gjitha publike, kemi denoncuar të gjithë pedagogët që shisnin librat me detyrim, ai s’është sot. Po të pyesni studentët ky është një fenomen i gjerë. Ne i kemi denoncuar me emra, fakte dhe video. Qeveria s’do të përballet me këtë fakt. Qeveria ka aleatët e saj në burokracinë universitare.

Denis Dyrnjaja: Stop, e kuptova, stop. Dakord, stop.

Besa Shahini: Teoritë konspirative që sillen si në një periudhë tjetër, s’merrem fare. Kjo na mungon. Protesta krijoi një frymë fantastike, universiteti është aty ku është. Pedagogët janë në letargji totale. Është shumë e vështirë që të nisë organizimi aty ku duhet. Teoritë konspirative janë të pavërteta.

Arlind Qori: Zonja ministre gënjeu dhe tregoi një nivel të ulët edukate. Duhet të më kishe lënë të sqarohesha. Zonja foli për zgjedhje, dhe zgjedhjet do të jenë batërdi, përsa kohë që studentët s’kanë aftësi vendimarrje.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit