Rruga në Durrës mbetet gjysmë e shtruar, qytetari: Pjesa e munguar e investimit shkrihet si akullore në duart e Dakos

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14.10.2019, 17:08

"Rilindja" në këto vite të qeverisjes është kujdesur për fasadat në qendrat e qyteteve por situata në zonat larg këtyre qendrave është 'ku thërret qameti'.

Ka lagje ku mungon infrastruktura për ujin e pijshëm e të mos flasim më pastaj për rrugë të asfaltuara.

Një banor nga Durrësi ka treguar për JOQ Albania sesi në zonën ku ai banon rruga ka mbetur për gjysmë 'për mungesë fondesh'.

Gjendja e 'mjeruar' e një rruge në Shkozet të Durrësit tregon, siç thotë edhe vetë qytetari, investimet 'cilësore' që ka bërë kjo qeveri dhe ish kryebshkiaku Vangjush Dako.

Në pamjet e dërguara pranë redaksisë së JOQ Albania duket rruga e një lagjeje e cila është pjesërisht me baltë e gropa e pjesërisht me asfalt pas ndërprerjes së punimeve. Kjo pjesë është shtruar pas 30 vitesh, por si duket ka mbetur në tentativë pasi "pjesa e munguar e investimeve shkrihet si akullore në duart e Vangjush Dakos."

Veç rrugës, qytetari përmend edhe kanalin që ndodhet aty pranë, që sipas tij, është shkaku kryesor i sëmundjeve në atë zonë.

Mesazhi i plotë i qytetarit:

Pershendetje joq! Shoh kryeministrin e vendit me facebook,instagram,tëtter duke bere probagande bemave te qeverisjes se tije. Ju ftoj te ndiqni kete vidio e cila shfaq vlerat dhe investimet e kesaj qeversije,gjithashtu kjo tregon dhe bemat e medha qe na la "I madhi" vangjush akullojra! Kjo vidio tregon se si nje rruge ne Shkozet te Durresit 300 metra e gjate e shtruar pas 30 vitesh nuk arrine dot te perfundoje per mungese fondesh sepse pjesa e munguar e investimet shkrihet si akullore ne duart e Vangjush Dakos. Gjithashtu sic shihet qaret perbri rruges nje Kanal I madh I cili eshte shkaku kryesor I semundjeve ne ate zone..JEPI ZOTI KRYEMINISTER,,SHPEJT DO PLAKESH DHE TI,UROJ TE NGELESH I VETMUAR SIC PO I LE CDO NENE E BABA PA BIRE E BIJE NE SHTEPI,POLITIKA JOTE SAPO KA NISUR RRENIMIN E NJE KOMBI."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit