Klubi italian, Benevento, i cili militon në Serinë B, është duke zhvilluar një sezon të shkëlqyer.
Skuadra e drejtuar nga Popo Inzagi, një nga të paktat skuadra të cilat nuk kanë pësuar asnjë humbje deri tani në kampionat.
Kështu, ata bashkohen krah për krah me Real Madridin, Juventusin, Liverpulin dhe disa ekipe të tjera në Europë, të cilat nuk e njohin humbjen këtë sezon.
Megjithatë, ndryshe nga skuadrat e sipër përmendura, Benevento ka bërë më mirë në një aspekt tjetër. Ekipi i Inzagit është skuadra e vetme në Europë, e cila nuk e ka parë veten asnjëherë në disavantazh.
Vlen të përmendet fakti se në 7 javët e para në Serie B, Benevento ka marrë 4 fitore dhe 3 barazime, duke u renditur në vendin e parë me 15 pikë.