“Sigma” detyrohet të dëmshpërblejë viktimën në aksidentin e 6-fishtë pas 8 vitesh refuzim

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.10.2019, 14:23

Një aksident tragjik me 6 viktima, mes së cilëve ngeli i vdekur 19-vjeçari Xh.A. ndodhi në vitin 2011 në kanionet e Osumit. Pasi kanë kaluar një kalvar të gjatë në dyert e gjykatës, familjarët e viktimës më në fund duket se do të marrin dëmshpërblimin e merituar nga “Sigma”.

Ka qenë Gjykata e Apelit të Tiranës ajo që ka vendosur rrëzimin e pretendimeve të kompanisë së sigurimeve “Sigma”, duke e detyruar të paguajë dëmshpërblimin për familjarët e Xh. A.

Rreth 8 vjet pas ngjarjes, prindërit e Xh.A, fituan të drejtën e dëmshpërblimit në vlerën 8.8 milionë lekë të reja, pas një beteje të gjatë ligjore me kompaninë e sigurimeve “Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group”.

Aksidenti tragjik Pasditen e 11 Gushtit 2011, një automjet tip Fuoristradë, në të cilën gjendeshin 6 të rinj, të moshës 19-26 vjeç, u rrëzua në një humnerë rreth 150 metra të lartë në kanionet e Osumit. Bilanci i aksidentit ishte tragjik. Të gjithë pasagjerët humbën jetën, duke shënuar një prej ngjarjeve më të rënda në vitet e fundit në Shqipëri.

Ndër viktimat ishte edhe 19-vjeçari Xh. A. Pas ngjarjes, prindërit e tij ndoqën rrugën gjyqësore për dëmshpërblimin e jetës së djalit të tyre të vetëm. Me vendim gjyqësor të formës së prerë të vitit 2014, atyre u ishte njohur e drejta e dëmshpërblimit në vlerën 8.8 milionë lekë të reja, kundrejt Byrosë Shqiptare të Sigurimit.

Në bazë të vendimit gjyqësor, familja A… angazhoi një zyrë përmbarimore për të kryer procedurat.

Në vijim të komunikimeve formale, përmbaruesi gjyqësor është informuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) se “praktika për Xh. A.., referuar shpërndarjes së kryer nga Byroja Shqiptare e Sigurmeve, është tërhequr nga kompania “Sigma…”, për të vijuar me procesin e pagesës”.

Reagimi i "Sigma"

Sqarim i Sigma Interalbanian VIG sh.a lidhur me një shkrim të publikuar në disa portale

Në vijim të shkrimit të publikuar në disa portale, më datë 14.10.2019, me titull “ Sigma refuzoi demshperblimin per viktimen e aksidentit te 6-fishte. Apeli e detyron te paguaje”, Ju bëjmë me dije se praktika e dëmit për të cilën bëhet fjalë në shkrim, është ekzekutuar qe ne date 15.11.2018 dhe jo ne baze te vendimeve te gjykates qe citohen ne shkrimin ne fjale. Vlen te permendet se, detyrimi i ketij rasti nuk ka qene detyrim i shoqerise tone, por i Byrose Shqiptare te Sigurimeve. Kjo pasi, automjeti i cili ka shkaktuar aksidentin, nuk ka qënë i pajisur me policë sigurimi ne momentin e aksidentit, dhe për rrjedhojë dhe praktika e dëmit trajtohet në Byronë Shqiptare të Sigurimeve ne praktikat Fond Kompensimi. Kjo praktike ka ardhur per pagese ne shoqerine tone nga Byroja Shqiptare e Sigurimeve nepermjet shkreses 4510 Prot., date 06.09.2018 dhe eshte administruar prane nesh më datë 11.09.2018, pasi shoqeria e kishte paguar tashme gjithe Fondin e Kompensimit per vitin 2018. Mjafton te permendim ketu se vetem per vitin 2018, nga ana e shoqerise sone jane paguar detyrime te Byrose Shqiptare te Sigurimeve ne shumen 151,449,321 leke. Megjithate për pagesën e praktikës së dëmit nga Fondi i Kompensimit për rastin e trajtuar ne shkrim, detyrimi i Byrose eshte ekzekutuar plotësisht ne shumen 8,844,966 leke, ne daten 15.11.2018.

Per sqarime te metejshme ne cdo rast mund te kontaktoni me shoqerine tone ne adresen: [email protected].

Pas kësaj korrespondence, përmbaruesi i drejtohet kompanisë së sigurimeve “Sigma” që të kryejë ekzekutimin vullnetar të dëmshpërblimit. Por, kjo kërkesë e përmbaruesit nuk pranohet nga kompania e sigurimeve. Ajo kishte pretendimet e saj dhe ankimoi vendimin e përmbaruesit në gjykatën e shkallës së parë Tiranë.

Proceset gjyqësore Kompania “Sigma” ka pretenduar në gjykatë se “shoqëria nuk është debitorë, pasi, bazuar në vendimin e formës së prerë, si e tillë është caktuar Byroja Shqiptare e Sigurimit. Gjithashtu, kompania e sigurimeve ka paraqitur pretendimin se nuk u është komunikuar shkresa e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare për caktimin e dëmshpërblimit për familjarët e viktimës.

Përballë këtyre pretendimeve në ankim, gjykata e Tiranës konstatoi se Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka njoftuar kompaninë “Sigma” për autorizimin për dëmshpërblimin e familjarëve të viktimës. Gjithashtu, nga shqyrtimi gjyqësor rezulton se kompania Sigma “ka pranuar dhe tërhequr praktikën për pagesë”. I pyetur në gjykim, përfaqësuesi i shoqërisë së sigurimeve deklaroi para gjykatës se nuk ishte në dijeni të kësaj praktike.

Në përfundim të procesit, gjykata e Tiranës, me vendimin e datës 14 Dhjetor 2018, ka rrëzuar pretendimet e kompanisë “Sigma”, duke i dhënë të drejtë veprimeve të zyrës përmbarimore.

Kompania e sigurimeve nuk ishte dakord me këtë vendim dhe e ankimoi atë pranë Gjykatës së Apelit të Tiranës. Kjo e fundit, me në Prill 2019, vendosi lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë, duke detyruar në këtë mënyrë që të paguajë 8.8 milionë lekët në favor të prindërve të Xh. A., djaloshit që humbi jetën në aksidentin e rëndë në kanionet e Osumit.

Dyshimet mbi tregun e Sigurimeve Tregu i sigurimeve në Shqipëri ka qenë shpesh objekt i pikëpyetjeve, mbi mënyrën se si vepron dhe bashkëpunimin “underground” me autoritetet e larta shtetërore, përfshirë edhe zyrtarë të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.

Klodian Tomorri, një gazetar dhe ekspert në fushën e ekonomisë, shkruante disa kohë më parë se “Kompanitë e sigurimit, të ndihmuara edhe nga legjislacioni dhe vendimet e institucioneve, po vjedhin qytetarët shqiptarë në mënyrë të pamëshirshme”.

Sipas tij, “ndërkohë që çmimet për paketat e ndryshme të sigurimeve sa vijnë e rriten, kompanitë e sigurimit kthejnë mbrapsht gjatë aktivitetit të tyre më pak se 20 përqind të lekëve që marrin nga çdo qytetar shqiptar”.

Në korrik të vitit 2013, në çdo 100 lekë të arkëtuara, kompanitë e sigurimeve paguan mbrapsht, në formën e dëmshpërblimeve për qytetarët, 35.7 lekë. Në korrik të vitit 2014, shifra ra në 24.5 lekë, ndërsa në korrik të vitit 2015 arriti minimumin historik, 22 lekë dëmshpërblim në çdo 100 lekë të ardhura. “Ky ështe rekord botëror negativ, që nuk e gjen as në Afrikë”, shkruan Tomorri./Boldnews

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit