Çdekretimi i zgjedhjeve/Komisioni i Venecias publikon opinionin final për Presidentin Meta

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14.10.2019, 13:32

Komisioni i Venecias ka publikuar të hënën raportin zyrtar për çështjen e dekretit të presidentit Meta lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Në opinionin e “Venecias” thuhet se Metës i duhej bazë ligjore për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

Ne këtë raport zyrtar, thuhet nder te tjera:

Në përgjigje të kërkesës për një mendim nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Komisioni i Venecias arrin në përfundimin se, në mungesë të një dispozite ligjore për këtë çështje, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet vetëm për organet e qeverisjes vendore në situata që plotësojnë kriteret për marrjen e masave emergjente. Edhe atëherë Presidentit i duhet një bazë specifike – ad hoc – e ligjshme për të shtyrë zgjedhjet.

Do të jetë ne doren e Kuvendit dhe në fund të Gjykatës Kushtetuese të përcaktojnë nëse anulimi, ne rastin konkret shtyrja e zgjedhjeve lokale është një shkelje e Kushtetutës nga ana e Presidentit dhe nëse shkelja është e një karakteri serioz, i cili do të lejonte një fajësim të Presidentit.

Edhe sikur të vërtetohej serioziteti i shkeljeve, kjo nuk do të duhej domosdoshmërisht të çojë në një fajësim të Presidentit, duke pasur parasysh fuqinë e seancës plenare të Kuvendit për t’u kujdesur për qëllimet kushtetuese, siç janë kontrollet dhe ekuilibrat”.

Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i presidentit Meta.

Në deklaratë shkruhej:

14 tetor 2019

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerëson se Opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias konfirmoi të gjitha qëndrimet e Presidentit të Republikës.

Si asnjëherë tjetër, Opinioni përfundimtar pësoi ndryshime thelbësore nga projekti paraprak.

Ndër konkluzionet kryesore u evidentua se:

  1. Presidenti i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutën dhe nuk ka tejkaluar kompetencat e veta kushtetuese.
  2. Presidenti i Republikës pati qëllim legjitim, që synonte shmangien e gjakderdhjes, mbrojtjen e pluralizmit politik, ruajtjen e stablitetit dhe të kredencialeve demokratike të vendit.
  3. Kompetencat kushtetuese të Presidentit nuk janë formale.
  4. Dekretet e Presidentit janë në fuqi dhe nuk u sfiduan përpara asnjë gjykate.
  5. Zgjedhjet parlamentare kanë status më të lartë kushtetues se zgjedhjet vendore.

Presidenti i Republikës shpreh keqardhjen që gjatë katër muajve u shpërdoruan energji që do të duhet të ishin në shërbim të integrimit europian të Shqipërisë dhe vendimit të shumëpritur për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit