Gjendet i masakruar brenda qelisë së burgut pedofili që abuzoi me mbi 200 fëmijë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.10.2019, 13:27

Një nga pedofilët më të këqij dhe më të tmerrshëm në Britaninë e Madhe, i cili abuzoi seksualisht me mbi 200 fëmijë, është qëlluar dhe ka ngelur i vdekur teksa ishte në burg.

Ish- mësuesi dhe fotografi Richard Huckle, mbante shënime dhe shprehte mendimet e tij në atë që njihet si “dark web”, në lidhje me përdhunimet dhe krimet që kryente ndaj vogëlushëve malaizianë, duke filluar nga mosha 6 muajshe.

Huckle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm, u gjet i vdekur në qelinë e tij në Yorkshire të dielën. Mediat britanike raportojnë se ai ishte qëlluar më një thikë apo mjet tjetër të mprehtë.

Pedofili 33-vjeçar nga Ashford, Kent, u dënua në qershor të vitit 2016, pasi pranoi 71 akuzat për abuzim seksual me fëmijë në 12 vjeç.

Huckle fotografonte dhe u bënte video viktimave të tij. Më pas i shpërndante ato dhe ua tregonte pedofilëve të tjerë në një sajt të quajtur “The Love Zone”, pjesë e “dark web”.

Si të mos mjaftohej me krimet dhe përdhunimet e vogëlushëve, Huckle mundohej të bënte para përmes shitjes së materialeve filmike dhe fotove.

Ai u dërgua në burgun Full Sutton, bur për meshkujt e kategorisë A dhe B, 10 milje larg nga Yorku. Në këtë burg mbahen kriminelët më të rrezikshëm të vendit.

***

Burim: Mirror|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit