Vit akademik “në zi”/Mbyllen 11 degë në Elbasan, në Shkodër nuk regjistrohet asnjë në Fizikë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.10.2019, 12:52

Ditën e sotme ka nisur në të gjithë Shqipërinë viti akademik 2019-2020. Teksa studentët u janë drejtuar auditoreve, këtë vit mund të themi se viti akademik ka nisur me zi. Kjo pasi çdo universitet ka rënie të numrit të studentëve. Ndërkohë disa degë janë mbyllur pasi nuk kanë pasur asnjë student të regjistruar. Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, janë mbyllur 11 degë. Ndërkohë që janë regjistruar 1499 studentë nga 3079 kuota të lira. Kështu në Elbasan janë mbyllur degët: Filozofi-Sociologji, Matematike-Informatike, Fizike-Kompjuterike, Gjuhe Shqipe dhe Rome, Edukim qytetar, Gjuhe Frenge, Gjuhe Italiane, Gjuhe gjermane, Gjeografi dhe gjuhe Italiane, Histori dhe Gjuhe Gjermane dhe Histori Gjeografi.

Në Universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, në ceremoninë e hapjes të pranishëm ishin kryetarja e Qarkut Lindita Rova, kryetari i bashkisë Flamur Golemi dhe prefekti i qarkut Astrit Aliaj.

Prefekti Aliaj deklaroi se ky vit akademik, ka shënuar rënie të regjistrimeve të studentëve në këtë Universitet, sipas "Fax News". Rektori Bektash Mema pohon së në total janë 500 studentë të regjistruar ku 250 prej tyre kanë zgjedhur programet dy vjeçare për shkak të mesatares.

Ndërkohë në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, në Shkodër, ceremonia hapëse u mbajt në godinën e re të Fakultetit Ekonomik e cila vitin e kaluar u bë “mollë” sherri mes grupimeve të studentëve të protestues dhe rektoratit. Ndërkohë në degën e fizikës ka 0 regjistrime dhe është e vetmja degë që rrezikon të mbyllet.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit