Një aksident i frikshëm raportohet të ketë ndodhur në Korçë ku janë përplasur tre automjete.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës ndërsa për fat të mirë viktima nuk ka pasur.
Përplasja ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Dishnicë.
Si pasojë e përplasjes disa persona dyshohet të jenë plagosur, por për fat të mirë, jashtë rrezikut për jetën.