Një nënë me 7 fëmijë po planifikon që t'i festojë Krishtlindjet në tetor pasi mjekët i kanë dhënë lajmin e keq se i kanë mbetur vetëm dy javë jetë.
Helen Robinson, nga Merseyside, u diagnostikua me kancer gjiri vitin e shkuar. Por, pasi kishte kohë që luftonte sëmundjen, mjekët zbuluan se tumori i ishte përhapur nëpër mushkëri.
Javën e shkuar, 46-vjeçarja u transferua në një qendër kujdesi ku po merr edhe mjekimet që i lehtësojnë dhimbjet.
Tashmë bashkëshorti i saj dhe miq e familjarë kanë krijuar një llogari GoFundMe për të mbledhur para që të mbulojnë shpenzimet e funeralit.
Veç kësaj, ata po përgatiten edhe që të festojnë Krishtlindjet herët si familje.
Stephen dhe Helen kanë 7 fëmijë bashkë, 4 prej tyre janë të rritur ndërsa më të vegjlit janë mes moshës 7 dhe 13-vjeçare.
Duke folur për mediat, bashkëshorti me zemër të thyer, tha:
Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania