Pothuajse të gjithë jemi të vetëdijshëm që ‘rivalët’ politikë në Shqipëri nuk shkojnë aq keq sa hiqen në parlament apo debate televizive. Shumë prej tyre i kemi parë të ulur në kafë apo duke darkuar me njëri-tjetrin.
Të njëjtën gjë kanë bërë edhe dy përfaqësues të dy forcave të kundërta politike në vend, Myslym Murrizi dhe Mimi Kodheli, të cilët shihen duke darkuar dhe pirë birra në një nga restorantet e Tiranës.
Megjithëse për Shqipërinë pritet të jetë një javë e vështirë, pasi bëhet fjalë për të ardhmen e vendit drejt integrimit europian, politikanët në vend nuk e kanë aspak problem të festojnë atë që vetëm ata e dinë.