Mozzik dhe Loredana muajt e fundit kanë qenë kryefjalë e mediave rozë, pasi qarkullonin prej shumë kohësh qarkullonin fjalë për ndarjen e tyre. Me kalimin e ditëve këto fjalë rezultuan të vërteta dhe vetë këngëtarja e ka pranuar ndarjen nga Mozzik.
Përmes një njoftimi të gjatë Loredana konfirmoi ndarjen dhe u shpreh se tashmë duhet të punonte fort për jetën dhe karrierën e saj.
Së fundmi Loredana ka bërë një postim në Instagram ku lë të nënkuptojë se ajo është një nënë beqare që duhet të kujdeset për vajzën.
Me anë të një postimi në Instatory ajo ka dhënë një mesazh për të gjitha nënat që kanë vajza.