Aksidenti tragjik i mori jetën një shqiptari 65-vjeçar në Itali, i cili sipas mediave fqinje ishte duke u kthyer nga dasma e vajzës të tij.
Identiteti i 65-vjeçarit shqiptar nuk është bërë ende publik.
I moshuari ndodhej në makinë me gruan dhe vajzën tjetër në momentin kur ndodhi aksidenti ku mjeti me të cilin po udhëtonte, u përplas me një veturë tjetër, duke lënë të plagosur drejtuesen e saj ndërsa plagë nga aksidenti mori edhe vajza e shqiptarit.
Ngjarja e rëndë ndodhi në komunën Gioia Tauro në Kalabria. Sipas informacioneve të para, për shkak të goditjes së fortë, një prej makinave doli nga rruga, ndërsa tjetra u bllokua në mes të saj.
Shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta, ndërsa policia ka nisur punën për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.