Terrori tek “Unaza e Re”, policia arreston 10 protestues dhe procedon penalisht 5 të tjerë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.10.2019, 00:17

Banorët e "Unazës së Re" zhvilluan mbrëmjen e sotme protestën e rradhës kundër prishjes së banesave të tyre, e cila u shoqërua nga tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Terrori i policisë nisi dy ditë më parë, ku u arrestuan 6 protestues, tre nga të cilët u dënuan nga gjykata me masën e sigurisë "arrest me burg", si dhe u ushtrua presion ndaj medias që po raportonte protestën.

Edhe ditën e sotme vijoi raprezalja e rradhës me banorët e "Unazës së Re", që kanë disa muaj që po protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre.

Arrestimet janë kryer pas mbylljes së protestës, nga punonjës të policisë të veshur si civilë, në zonat ku mungon ndriçimi.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës njoftuan orët e vona të mbrëmjes së sotme se janë arrestuar në flagrancë 10 persona, si dhe janë shoqëruar edhe 5 të tjerë.

Mes të ndaluarve nga policia është edhe ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu.

Njoftim i Policisë

Tiranë – 15 të shoqëruar për bllokimin e rrugës në zonën e Unazës së Re, mbrëmjen e sotme, 10 të arrestuar në flagrancë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi, pjesëmarrja, grumbullimi dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", shtetasit:

– R.M., 46 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë; – S.M., 51 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë; – B.N., 26 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë; – K.Y., 59 vjeç, lindur në Skrapar, banues në Tiranë; – B.N., 60 vjeç, lindur e banues në Tiranë; – A.Th., 38 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë; – A.M., 49 vjeç, lindur në Patos, banues në Fier; – K.B., 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë; – D.N., 25 vjeç, lindur e banues në Tiranë; – A.Sh., 25 vjeç, lindur në Peqin, banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 shtetasit: G.D., T.N., E.H., A.B. dhe Ç.M., nga Tirana.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në bllokimin e aksit rrugor.

Këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re kanë organizuar e zhvilluar një tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës, duke kundërshtuar dhe mos iu bindur thirrjeve të Policisë për të liruar rrugën.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i rrugëve duke penguar lëvizjen e lire të automjeteve është vepër penale dhe dënohet me burg. Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e keqpërdorimeve, por të protestojnë në mënyrë të ligjshme dhe në vende ku nuk pengohet qarkullimi i automjeteve.

Bllokimi i rrugës nuk do të tolerohet dhe personat përgjegjës do përballen me drejtësinë.

Policia e Shtetit garanton banorët e Unazës së Re dhe cilindo që do të protestojë, se është e gatshme dhe e angazhuar për të siguruar dhe garantuar çdo protestë të ligjshme që nuk bie ndesh në cēnimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit