Telekom Albania i jep energji Maratonës së Tiranës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.10.2019, 23:42

Telekom Albania ishte mbështetësi kryesor i eventit më të rëndësishëm sportiv, siç është Maratona e Tiranës 2019. Në vitin e katërt të organizimit, vrapuan mbi 2500 pjesëmarrës nga 40 vende të botës. Motoja e Telekom “Go Beyond, Be Better” udhëhoqi atmosferën festive dhe garuese përgjatë gjithë itinerarit të maratonës.

Fituesit për secilën kategori ishin sportistët nga Kenia Laban Cheruiyot për kategorinë 21 km dhe Hillary Kiptum Maiyo Kimaiyo për kategorinë 10 km. Dovlet Gjangolli u shpall fitues i garës We Too (gara për personat me aftësi të kufizuara). Ndërkohë që rekordmenia shqiptare, Luiza Gega, u shpall fituese e kategorisë Tirana 10K me kohën 00:33:42, e cila arriti të thyejë sërish rekordin kombëtar.

Pjesë e kësaj maratone u bë edhe Drejtori Komercial i Telekom Albania, Athanasios Paraskevas i cili u shpreh se: “Ky aktivitet është një sfidë shumë e madhe. Dhe ne në Telekom Albania na pëlqejnë shumë sfidat! Për ne kjo është një sfidë për të qenë më të mirë! Më të mirë në teknologjinë e rrjetit, dhe për të ofruar një eksperiencë edhe më të mirë për klientët tanë. Me licensën për përdorimin e brezit 800 Mhz kemi një mjet shumë të rëndësishëm në duart tona për të investuar që të kemi rrjetin më të mirë!”

Ky është aktiviteti më i madh sportiv i organizuar ndonjëherë në Shqipëri. Përveç sportistëve që garuan, pjesë e maratonës u bënë edhe shumë qytetarë të tjerë që dolën në përkrahje të sportistëve, duke e kthyer këtë event sportiv në një ditë feste për kryeqytetin.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit