Varfëria është një nga plagët më të mëdha sociale në Shqipëri, që vijon të jetë ende prezente në shumë familje shqiptare.
Ky fenomen kryesisht manifestohet në zonat e thella rurale, të cilat janë harruar plotësisht nga shteti dhe qeveria kujtohet për ta vetëm kur ka nevojë për vota.
Së fundmi, një histori tepër e dhimbshme ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një familje nga fshati Poloskë i Devollit, jetojnë në kushte ekstreme të varfërisë dhe kanë nevojë urgjente për ndihmën e shqiptarëve.
Bëhet fjalë për familjen Skermo, e cila përbëhet nga kryefamiljari Blediani, bashkëshortja e tij Enkelejda dhe djali i tyre i vogël vetëm 8-vjeçar, Juliani.
Por përveç varfërisë ekstreme, Bledari dhe Enkelejda duhet të përballen edhe me probleme të rënda me shëndetin.
Enkelejda Skerma është 38 vjeç, dhe sëmundja po e tret çdo ditë e më shumë.
Ishte vetëm një virozë e stinës që i dha shqetësime në organizëm pa e ditur se kjo do e linte me pasoja përjetë. Mjekimi i pakujdesshëm dhe i gabuar i shkaktuan asaj një bakter të rëndë në stomak duke e lënë në shtrat për shumë kohë.
Por jo vetëm kaq, kjo gjendje e rënduar shëndetësore i ka shkaktuar edhe probleme të shumta psikologjike.
Ndërsa Bledari, i cili dikur punonte në shtetin grek dhe siguronte të ardhura për të mbajtur familjen, vuan nga hernia diskale, e cila i ka paralizuar çdo qelizë.
Doktorët ia kanë ndaluar të lëvizë, pasi në të kundërt fijet nervore të qafës mund të këputen dhe t'i shkaktojnë vdekjen.
Apeli i tyre është tepër rrëqethës, ata nuk mund të sigurojnë dot as bukën e gojës, ndërkohë që kanë nevojë edhe për ilaçet, të cilat nuk mund t'i blejnë dot.
Pengu i tyre më i madh është Juliani, djali 8-vjeçar i cili është traumatizuar nga kjo gjendje e mjerueshme me të cilën familja e tij po përballet, që zor se gjen dot fjalë për ta përshkruar.
Të gjithë bashkë të ndihmojmë Julianin, Bledin, dhe Enkeledën. Shpresa e tyre janë shqiptarët!
Mesazhi i plotë:
Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë financiarisht për të ndihmuar familjen Skermo:
1. Llogari në lek: 403000511
IBAN LEK nr: AL6320543525000511CLIDCLALLE
SWIFT: NCBAALTX
2-Llogari në EURO: 403000511
IBAN EURO nr: AL4520543525000511CLIDCFEURZ
SWIFT: NCBAALTX