JOQ Albania
Home

Nëse s’e kryen operacionin, mund të mbetet i paralizuar për gjithë jetën/ 17-vjeçari ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13/10/2019 20:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një qytetar ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku bën apel për të ndihmuar një të ri nga Kosova.

Bëhet fjalë për Elvirin, 17-vjeçarin nga fshati Mramor i Prishtinës, i cili ka nevojë për ndihmën e gjithë shqiptarëve.

Elviri, i cili ka pësuar dëmtim të rruazave të shpinës, rrezikon të mbetet i paralizuar për gjithë jetën, nëse nuk e kryen operacionin në shpinë sa më shpejt të jetë e mundur.

Familja e të riut nga Kosova nuk mund t’i përballojë shpenzimet e operacionit, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike.

Ndërhyrja kirurgjikale e cila do ta shpëtonte Elvirin nga paralizimi kushton 2.000 Euro. Familjarët e tij kanë kërkuar ndihmë nga shteti, por ende nuk kanë marrë një përgjigje.

Mesazhi i plotë:

Elviri ka nevoj per ndihme urgjente per te hyre ne operacion, pas gjendjes se rende te familjes nuk po munden qe te mbulojne shpenzimet e Elvirit te cilit i nevojiten shuma prej 2.000€ qe te hyj ne operacion pasi i jane demtuar unazat e shpines dhe i duhet qe sa me shpejt te hyj ne operacion pasi rrezikon te mbetet i palevizshem 😰😰 . Familjaret kane bere apel ne shtet, por nuk kan marr ende nje pergjigje. Ata te cilet kane mundesi per te kontribuar na kontaktoni 🙏 shperndajeni 🙏 Mund te kontaktoni me familjen  e Elvirit ne kete numer +383 43 529 423