Banorët e "Unazës së Re" zhvilluan mbrëmjen e sotme protestën e rradhës kundër prishjes së banesave të tyre, e cila u shoqërua nga tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Terrori i nisur pak ditë më parë nga policia, ku u arrestuan 6 protestues dhe u ushtrua presion ndaj medias që po raportonte protestën, ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme.
Paraprakisht raportohet se policia ka shoqëruar në komisariat ish-deputetin demokrat, Klevis Balliu, dhe shoferin e tij.
Gjithashtu mësohet se janë arrestuar edhe disa banorë të zonës.
Arrestimet janë kryer pas mbylljes së protestës, nga punonjës të policisë të veshur si civilë, në zonat ku mungon ndriçimi.
Të pranishëm në protestën e sotme kanë qenë disa ish-deputetë demokratë, si dhe lideri i PD-së, Lulzim Basha.