Lumenjtë janë një nga pasuritë më të mëdha që natyra i ka falur një vendi.
Ndonëse bota i ruan me fanatizëm pasuritë natyrore, në Shqipëri mesa duket ndodh e kundërta, ndonëse ka një numër të madh lumenjsh që rrjedhin në territorin tonë.
Së fundmi një qytetar ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, ku shihet masakra mjedisore e rradhës që po ndodh në vendin tonë, e shkaktuar si gjithmonë nga "faktori njeri", i cili është kthyer në armikun më të madh të natyrës përmes veprimtarisë së tij shkatërrimtare.
Bëhet fjalë për lumin Shkumbin, uji i të cilit ka marrë një ngjyrë të pazakontë për shkak të lavazhit të kromit dhe mbetjeve që hidhen në të.
Denoncuesi ngre alarmin duke u shprehur se kjo situatë ka shkaktuar ngordhjen e specieve që jetojnë në ujërat e këtij lumi, gjë e cila mund të rrezikojë jo vetëm qeniet e gjalla që jetojnë aty, por edhe njerëzit që i konsumojnë, pasi mund të zbuloheshin edhe mbetje radioaktive.
Sipas qytetarit, procesi i larjes së kromit kryhet në ish-ndërtesat e përpunimit të drurit, pranë stacionit të trenit në Librazhd, dhe i gjithë uji që lan kromin bashkë me mbetjet derdhen në lumë.
Mesazhi i plotë: