Interi nuk di të ndalet në merkato. Pasi transferuan këtë verë Lukakun dhe Sanchezin nga Manchester United. zikaltërit duket se nuk do mjaftohen me kaq.
Ata kanë hedhur sërish sytë te ekipi anglez dhe kësaj here duan një tjetër "yll". Këtë herë bëhet fjalë për mesfushorin ,Nemanja Matić.
Serbi ka qënë nën urdhat e Antonio Contes tek Chelsea para se të trasferohej tek United.
Kontrata e tij me Mancesterin përfundon këtë fund sezoni edhe pse ka opsionin për ta rinovuar dhe për 1 vit tjetër.
Sipas gazetës italiane Corriero dello Sport, zikaltrit do ti ofrojnë një kontratë 3-vjeçare me pagë €5m në sezon mesfushorit.