Është bërë ditën e sotme ekstradimi nga Franca drejt Shqipërisë i një 31-vjeçari të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është identifikuar si J.B., banues në Vlorë. Mbi 31-vjeçarin rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, në vitin 2017, ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në organizatat kriminale”.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur Shtetasi J. B., në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se është autori i trafikimit në Itali të një sasie lënde narkotike cannabis sativa e ngarkuar në një kamion me palete druri, e cila është bllokuar dhe sekuestruar në Itali. Ngarkesa e drogës ishte rreth 2.5 ton.
Për trafikimin e lëndës narkotike, shtetasi J. B., ka vepruar në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.