The Chedi, resorti me 5 yje në Malin e Zi që ju sjell parajsën në Tokë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.10.2019, 14:46

Një ndër zonat më pak të eksploruara në Malin e zi nga shqiptarët, është gadishulli Lustica. Me keqardhje ju themi se keni humbur shumë, por pas leximit të këtij shkrimi, me siguri do të bëni gati valixhet për disa ditë relaksi në fshatin më të ri turistik në këtë zonë, i pozicionuar në një gji shumë privat në bregun e Adriatikut.

Rezidenca private, restorante, dyqane të shumta, port jahtesh e hoteli më elegant me 5 yje, tashmë janë të aksesueshme në këtë zonë.

Hoteli është pjesë e markës ndërkombëtare Chedi, dhe i dyti në Evropë pas atij në Andermatt, Zvicër.

Në fakt, The Chedi Lustica Bay nuk është thjesht një hotel, por një kompleks i tërë, me 111 dhoma dhe apartamente, 2 bare e restorante, qendër SPA, pishinë të jashtme e të brendshme, palestër, plazh privat, qendër përkujdesjeje dhe joga.

The Chedi Lustica Bay ka një ndërtim elegant, të pakohë, që në çdo epokë, do të dukej perfekt. Jo më kot dhe një ndër sloganet e tij është: “Aty ku tradita përqafon modernen”.

Kujdesi ndaj detajeve nuk shihet vetëm tek mirëmbajtja perfekte, stili dhe pastërtia, por edhe tek ndjesia që të krijon çdo cep i këtij hoteli. Arredimi kontemporan është në përputhje perfekte me natyrën e jashtme dhe detin e kristaltë.

Por, çfarë e bën kaq të veçantë këtë hotel?

-Stafi i mrekullueshëm e i përgatitur për ta bërë qëndrimin dhe eksperiencën tuaj sa më mbresëlënëse.

-Larmishmëri në kuzhinën e restoranteve, duke theksuar restorantin e jashtëm The Spot i cili ka një përzgjedhje të rafinuar të kuzhinës aziatike.

-Pozicioni më i mirë i mundshëm gjeografik. Shumë pranë Shqipërisë e Kroacisë, si dhe vetëm 12 km larg nga aeroporti i Tivatit.

-Qetësia dhe ekskluziviteti i gjirit në të cilin ndodhet hoteli, nuk gjendet askund tjetër. Asnjë zhurmë nga turmat e turistëve kuriozë apo trafiku i krijuar nga makinat (Makina nuk përdoret në këtë zonë).

Këto, e shumë më tepër e bëjnë The Chedi Lustica Bay hotelin më të mirë luksoz me 5 yje në Malin e Zi, dhe vendosin një standard të ri përsa i përket hotelerisë dhe mikpritjes globale në zonën e Ballkanit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit