Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë bërë prindër për herë të dytë. Krahas të voglit London Noor, ata kanë sjellë në jetë sëfundmi edhe një vogëlush tjetër.
Pritjes së Sara Hoxhës i ka ardhur fundi më 11 tetor. 23-vjeçarja është bërë nënë për herë të dytë e këtë gëzim nuk ka ngurruar ta ndajë me të gjithë ndjekësit e saj.
Ajo ka postuar foton më të ëmbël në Instagram, shoqëruar me këto fjalë:
Siç duket, edhe Sara edhe Romani i vogël gëzojnë shëndet të plotë, edhe pse ka qenë një lindje e parakohshme. Sikurse kishin thënë edhe më herët, çifti duket se e mbajti fjalën duke zgjedhur një emër kryeqyteti evropian për fëmijën e tyre të dytë.