26 zyrtarë të Kosovës, të cilët ishin ngarkuar për numërimin e zarfeve me vota të ardhur nga Serbia, kanë ndërprerë punën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, pasi zarfet mbanin erë të rëndë dhe për pasojë, deri më tani është vënë re helmimi i 26 zyrtarëve.
Lajmin për express e ka konfirmuar Besnik Buzhala nga divizioni i Shërbimit të Votuesve.
Sipas tij, zyrtarët kanë shenja të alergjisë në fytyrë dhe në duar.
Ai ka deklaruar se janë 5 kuti rreth 80 litërshe që kanë ardhur nga Serbia me vota. Pas hapjesë së kutive, ato kundërmonin.
Buzhala shprehet: