“E etur për pëlqime në rrjetet sociale”/ Dokumenti, këshilltarja e ministres me doktoraturë të kopjuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.10.2019, 11:29

Ministrja e Arsimit sëfundmi është duke promovuar punonjësit e rinj të administratës, të cilët kanë përfunduar studimet jashtë shtetit. Mirëpo, sëfundmi, Taulant Muka ka arritur të nxjerrë në pah “gënjeshtrat” dhe kopjet e bëra nga punonjësit e administratës.

Kështu, sipas një dokumenti të publikuar nga Muka, këshilltarja e ministres, për të cilën thuhet se ka përfunduar studimet në një universitet në Rumani, duket se ka bërë kopje të diplomës. Muka serbir për opinionin publik punimin e këshilltares së ministres si dhe punimin origjinal.

Si të mos mjaftonte kjo, sipas Taulant Mukës, universiteti i Karajovës, ku këshilltarja ka përfunduar studimet, për nga cilësia renditet krahas atij të Prishtinës. Sipas tij, në këtë rast, ministrja tregon probleme të qarta inferioriteti, duke mos promovuar universitetet shqiptare.

Shkrimi i plotë i Taulant Mukës:

Keshilltarja e Ministres se Arsimit e arsimuar ne Rumani me punim 100% kopje! Ministrja e Arsimit e etur per "pelqime" ne rrjetet sociale si pjese e programit qeveritar per propagande, promovoi dje te punesuarit ne ministri qe sipas ministres jane arsimuar jashte vendit dhe jane pjese e programit "braingain" ("thithja e trurit"). Se pari, shumica e punonjesve te promovuar nga ministrja kane qene ne ministri prej vitesh, dhe nuk jane punesuar se fundmi ne ministri. Nder te tjera, ministrja promovoi dhe keshilltaren e re te sajen si te diplomuar ne Rumani. Ne fakt, keshilltarja ka perfunduar studimet doktorature ne Universitetin e Krajoves, njesoj i renditur me Universitetin e Prishtines. Ministrja e Arsimit ne kete rast po tregon probleme te qarta te inferioritetit duke mos promovouar universitetet shqiptare dhe duke keqperdorur nocionin “jashte shtetit”. Per me teper, nga nje skanim i shpejt i punimit shkencor te keshilltares se ministres permes se cilit keshilltarja ka mbrojtur doktoraturen ne Rumani (The mesurament of ëelfare state, Revista Universitară De Sociologie, Year IX, no. 1/2012), vihet re se artikulli eshte 100% kopje e nje punimi tjeter shkencor ( Comparative ëelfare state analysis and the ‘dependent variable problem’, Jochen Clasen and Nico A. Siegel, 2007). Bashke me rastet qe denoncova dje, Ministrja tregon qarte se me taksat e shqiptareve paguan njerez me diploma fallco apo te vjedhur per te bere politikat arsimore. Ministrja e Arsimit jo vetem duhet te kerkoje ndjese publike por duhet te jape doreheqjen per shkaterrimin qe po i ben arsimit ne Shqiperi.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit