Legjenda e futbollit brazilian, Luiz Nazario De Lima, ose i quajtur ndryshe, Ronaldo Fenomeni, është rikthyer të flasë për aventurën tek Interi.
Ai ka zbuluar një prapaskenë mjaft interesante duke deklaruar se nuk kishte dëshirë të largohej nga zikaltërit, por u detyrua nga zgjedhja e presidentit, Masimo Morati.
Ronaldo u shpreh:
Nuk e kisha menduar kurrë largimin nga Interi, pasi e shihja atë ekip si shtëpinë time. Por, me trajnerin, Hektor Huper nuk po kuptohesha dot, sepse gjëra të tjera thoshte dhe të tjera bënte. I shkova Moratit në zyrë dhe i kërkova zgjidhje, duke pritur shkarkimin e trajnerit, por në fund u befasova, pasi ai mbajti trajnerin dhe unë u largova për krenari. Ishte shumë kohë e vështirë për mua. Morati ka qenë si babai im”.