Eduard Leli, vëllai i kryetarit të bashkisë së Vlorës, Dritan Lelit, ka ndërruar jetë. Biznesmeni i njohur në qytetin bregdetar mësohet se ka mbyllur sytë mëngjesin e sotshëm.
Ekonimist në profesion, Leli mbylli sytë pas një sëmundjeje të rëndë, që u rëndua më shumë dy javët e fundit në spitalin e Vlorës ku edhe pati mundësinë ndoshta të takohej për herë të fundit me miqtë dhe shokët.
Lajmin se i Eduard Leli ishte në gjendje të rëndë u dha pak ditë më parë nga vetë vëllai i tij, gjatë deklaratës që dha kur i dogjën makinën.
Disa ditë më parë Dritan Leli tha se nuk i interesonte djegia e automjetit të bashkisë, pasi vëllanë e kishte shumë sëmurë.
Eduard Leli