Shembja e hotelit/ 18 persona të plagosur e shumë të tjerë të zhdukur, ndërtesa mund të rrëzohet e gjitha

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 13.10.2019, 00:05

Një hotel në ndërtim e sipër është shembur papritmas në New Orleans duke i marrë jetën një personi dhe duke plagosur shumë të tjerë.

Sipas autoriteteve 18 persona kanë mbetur të plagosur ndërsa shumë të tjerë janë ende të zhdukur.

Ekipet që shkuan në vendin e ngjarjes thonë se nga 6-8 kate thjesht u shembën ndërsa thonë se ndërtesa paraqet rrezik pasi është e paqëndrueshme.

Pritet që nga koha në kohë te shembet e gjitha.

Pamjet e frikshme të publikuara në mediat sociale tregojnë sesi ndërtesa ‘shkërmoqet’ e gjitha e rrëzohet në tokë duke lënë pas vetëm një re pluhuri.

Hoteli i ri, "Hard Rock" ndodhet në Rrugën Canal, shumë pranë qendrës së qytetit dhe një vend i vizituar shumë nga turistët.

Pas rrëzimit, në vendin e ngjarjes shkuan me urgjencë ekipe të departamentit të zjarrit dhe policisë, ndërsa autoritetet konfirmuan më vonë me anë të një konference për shtyp se një person ka ndërruar jetë.

Video të ndryshme të shpërndara në Twitter tregojnë momentin e frikshëm kur ndërtesa rrëzohet si të ishte e bërë me rërë.

Disa nga punonjësit e ndërtimit ishin ende duke punuar kur ndodhi incidenti ndërsa ende nuk ka një shifër zyrtare për të plagosurit.

Një prej dëshmitarëve tha për mediat:

Dukej sikur betoni thjesht rrëshqiti nga maja dhe u përplas poshtë në tokë.”

Hoteli i ri pritej të hapej në pranverë të vitit 2020, dhe do të kishte 350 dhoma për klientët si dhe 62 dhoma të lira për blerje.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit