Horoskopi ditor, ja çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat këtë të diel

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12.10.2019, 23:46

Ky është horoskopi për ditën e diel, 13 tetor 2019, që JOQ Albania sjell për ju.

Dashi

Ka ardhur koha që personat e kësaj shenje të fokusohen tek nevojat e tyre. Ndërsa gjatë gjithë kësaj kohe keni qenë të fokusuar tek nevojat e të tjerëve, kjo është koha e duhur për t’iu dedikuar vetes.

Hëna e plotë tashmë ju jep mundësinë që të ‘vetë-ushqeheni’. Sa i përket punës, mund të filloni të shqetësoheni sa sa i përket performancën dhe arritjeve. Mund të gjeni një person kyç që mund t’ju përgjigjet shqetësimeve tuaja.

Përdorni objektivitetin e Mërkurit për t’i menduar gjërat, kryesisht përmes bërjes së listave dhe planeve për të ndihmuar në sqarimin e mendimeve, shqetësimeve dhe qëllimeve tuaja. Nëse doni të keni rezultate të mirë, gjatë ditës së sotme trajtojini problemet në marrëdhënie me mendje të hapur.

Demi

Hëna e plotë ditën e sotme kërkon që ju të shihni brenda vetes. Kjo është një kohë e mirë për vëmendje ekstra tek puna, shëndeti dhe ndryshimet në stilin e jetës.

Gjithsesi, nëse nuk ndaleni që të dëgjoni zërin e brendshëm dhe të reflektoni, atëherë mund të mbeteni pas. Dëgjoni instinktin dhe nisni të bëni ndryshmi me kalimin e kohës. Mërkuri dhe Saturni do ju vinë në ndihmë që të fitoni prespektivë që është e dobishme për të arritur diçka praktike. Komunikimi drejtpërdrejt me njerëzit mund të jetë goxha i suksesshëm dhe praktik ditën e sotme. Priten gjithashtu lajme të mirë sa i përket shëndetit.

Mos harroni që të bëni ndryshime që mund të kontribuojnë që rritjen dhe progresin tuaj.

Binjakët

Hëna e plotë e ditës së sotme ndriçon më shumë ndjenjat e lidhura me jetën tuaj sociale, gjithsesi Dielli-Plutoni mund të ngacmojnë frikërat tuaja.

Bëni mirë që të siguroni një ekuilibër në jetën tuaj, duke përfshirë këtu edhe në lidhje me marrëdhëniet që keni me miqtë. Përdoreni këtë kohë për eksperienca të reja që mund t’ju ndihmojnë që ta kuptoni më mirë jetën.

Sa i përket punës dhe shëndetit, mund të filloni të kuptoni se sa shumë rëndësi kanë hapat e vegjël dhe durimi për të arritur suksesin në terma afatgjatë. Partneri/a mund t’ju frymëzojnë që të bëni më të mirën tuaj. Me shumë mundësi do shkëmbeni eksperienca të mira me njerëzit që ju duan e ju bëjnë të ndiheni mirë.

Gaforrja

Hëna e plotë e ditës së sotme ndikon tek sektori juaj i karrierës dhe ju sfidon që të t’i lini mënjanë justifikimet dhe të mos iu shmangeni më disa përgjegjësive. Sot mund të ekspozoheni shumë, kështu që është mirë që të mbani një profil të ulët.

Mund të përjetoni disa ndjenja ekstreme ose frika që mund të jenë më të forta se zakonisht. Lërini këto ndjenja që t’ju motivojnë për të mbrojtur interesat tuaja, por mos i lini t’ju presionojnë dhe bëni mirë ta zgjidhni problemin menjëherë.

Mbajtja e balancës dhe durimi do ju sjellin benefite të mira, Und t’ju duhet ndihma e dikujt për të kaluar disa situata dhe do të ndiheni më mirë në të ardhmen.

Luani

Energjia e hënës së plotë ditën e sotme mund të kërkojë ndryshim skenari dhe do u bëjë të fokusoheni drejt punës. Hena e sotme do ju kujtojë gjithashtu se duhet që të ‘ushqeni’ edhe shpirtin tuaj.

Sundimtari juaj, Dielli, harmonizohet me Jupiterin, por kalon me Plutonin, duke e komplikuar pak më tej ditën! Ju mund të jeni të zënë me rutinën e përditshme, por kjo do bëjë që ta stresoni veten për të bërë shumë gjëra në të njëjtën kohë. Derisa të kuptoni se nuk jeni mbinjerëzor, mund të ndiheni pak të hutuar.

Mundohuni të përfitoni nga energjia e Mërkurit-Saturn duke iu afruar gjërave logjikisht dhe hap pas hapi. Organizimi i çështjeve në lidhje me shtëpinë, punën dhe shërbimet, dhe zakonet ose shëndetin mund të jetë produktiv. Është një kohë e shkëlqyeshme për të trajtuar punët ose për të përmbushur përgjegjësitë.

Informacioni që zbuloni sot mund t'ju sjellë dobi tani dhe për vitet në vazhdim. Një prirje praktike ju shërben mirë sot, por hilja tani qëndron tek të qenurit të moderuar.

Qëndrimi juaj i shkëlqyeshëm dhe ndjenja e argëtimit krijojnë mundësi për ju në nivele sociale ose krijuese.

Virgjëresha

Sot është dita kur do të mësoni për tepër për ndjenjat tuaja, por rruga nuk do të jetë e lehtë.

Diçka del në dritë sot që rrit emocionet për vlerat, respektin, ndjenjat e vlerës, parasë, sendet me vlerë, biznesin ose pronat personale.

Ju mund të merrni informacione të reja në lidhje me burimet e përbashkëta ose borxhet dhe huazimet, ose mund të ketë një zbulim befasues për ndjenjat tuaja për dikë (ose të tyret për ju).

Përqendrimi në administrimin e energjisë, zemërimit dhe burimeve tuaja në mënyrë efektive është mënyra më e mirë për të trajtuar tensionet që mund të shfaqen.

Shqetësimet për paratë dhe dashurinë, apo edhe se si paraja dhe dashuria mund të shtohen tani por nëse i flisni dhe i diskutoni gjërat në mënyrë praktike, kjo mund t’ju ndihmojë.

Mund të ketë dëshira konkurrence dhe emocionimi dhe do të jetë një sfidë e vërtetë për t’i ushqyer të dyja.

Është një kohë e shkëlqyeshme për t'u përqendruar në një projekt krijues dhe për të bërë përparime thelbësore.

Me një qasje praktike, ju mund t'i zgjidhni gjërat. Njerëzit vlerësojnë mendimin dhe kontributin tuaj edhe më shumë se zakonisht. Ju mund të ndjeni një ndjenjë të arritjes ose shpresë në biznes dhe një ndjenjë më të fortë të lidhjes në jetën tuaj personale.

Peshorja

Sot do të keni në fokus pavarësinë dhe nevojat tuaja personale.

Gjithsesi, hëna e plotë ditën e sotme do ju kujtojë se ju keni nevojë për të tjerët që të shfaqni versionin më të mirë të vetes. Emocionet do jenë të forta dhe ndoshta pak më shumë seç duhet. Sot mund të dalë në dritë diçka rreth jush.

Keni energjinë e duhur për të ekspozuar disa çështje të ‘plurosura’, pra duhet të keni kujdes dhe duhet të shkëputeni nga veset që ju bëjnë dëm.

Shmangni trajtimin e çështjeve që nuk mund t'i ndryshoni dhe mos u shqetësoni shumë për çështje që nuk kanë ndodhur.

Një sens më i mirë i sigurisë mund të çojë në qartësi të brendshme. Po ashtu, mund të kënaqeni duke i vënë vetes qëllime të tjera ose duke mësuar sesi të zgjidhni një problem duke biseduar rreth tij.

Njerëzit vlerësojnë këndvështrimin tuaj, si dhe shoqërinë tuaj.

Akrepi

Ju mund të përjetoni disa zbulime në lidhje me punën, zakonet ose shëndetin tuaj sot. Afatet kohore mund të jenë të ngutshme nëse keni qenë shumë të përqendruar në pushim.

Vënia e gjërave në kontroll tani mund të rezultojë në të ardhura ose mbështetje më të qëndrueshme. Ndërsa mund të ketë një nivel kaosi për momentin, ajo që del në dritë ose që përfundimisht shpërthen është përfundimisht mbështetëse dhe e qëndrueshme.

Përqendrohuni në mënyrat për të përmirësuar produktivitetin tuaj dhe të kujdeseni për të lexuar shumë në veprimet ose fjalët e të tjerëve, pasi duke vepruar kështu mund të nxisni më shumë mosmarrëveshje nga sa ju duhet tani.

Ju jeni në gjendje të shkëlqyeshme për të ushtruar durim dhe moderim, edhe pse kjo mund të kërkojë disiplinë të fortë.

Edhe nëse nuk jeni duke e këshilluar veten mirë për momentin, do të jepni disa këshilla përrallore së shpejti!

Mund të jetë një ditë për të zbuluar një burim ose informacion që ju sjell përfitime. Ndërtimi i forcës së brendshme ju lë gati të trajtoni një problem ose të merrni një sfidë.

Shigjetari

Hëna e plotë e ditës së sotme futet tek sektori juaj i argëtimit, romancës dhe kreativitetit.

Ndjenjat janë të mëdha dhe mbizotëruese, por mbase edhe pak të komplikuara gjithashtu. Një sfidë Diell-Plutoni sot mund të tërheqë zhgënjimin e ‘pluhurosur’ në mënyra përçarëse, por një ndikim tjetër ju ndihmon të arsyetoni gjithçka.

Nëse jeni super i lidhur me metodat tuaja, mund të përjetoni ‘fërkime’ me të tjerët tani.

Bëni plane për të përmirësuar jetën tuaj në vend që të ndaleni në gabimet e kaluara dhe të punoni në vetë-disiplinim dhe përqendrim. Ju mund të vendosni të përqendroheni në rregullimin dhe organizimin e jetës suaj, në mënyrë që t'i jepni fund ndjenjave të fajit.

Një aspekt Diell-Jupiter ju ndihmon të shihni anën e mirë të një situate, dhe duke qenë se Jupiteri është në shenjën tuaj dhe sundimtari juaj planetar, keni një arsye e madhe për optimizëm dhe entuziazëm.

Bricjapi

Hëna e plotë e sotme mund të sjellë ndriçim ose një pikë kthese për familjen, shtëpinë dhe çështjet personale për ju. Është një kohë për të përballuar ato gjëra që mund t’i keni lënë mënjanë ose anashkaluar, dhe kjo ju ndihmon të ecni përpara.

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për riparime shtëpie, probleme familjare ose çështje karriere që ndikojnë në jetën e shtëpisë, ju jeni të prirur t’i menaxhoni gjërat. Nëse jeni përqendruar shumë në përgjegjësitë tuaja për karrierën dhe botën e jashtme, atëherë do të merrni mesazhin se duhet të gjeni një ekuilibër me vëmendje më cilësore në jetën tuaj personale.

Shqetësimet për një projekt pune ose funksioni mund të zmadhohen tani, por është më mirë të përdorni intensitetin shtesë të ditës për projekte konstruktive.

Një mik apo bashkëpunëtor mund t'ju ndihmojë, dhe informacioni i dobishëm ka të ngjarë të ju vë në rrugën e duhur. Instinktet tuaja për biznes janë në pikëpyetje nëse shmangni të menduarit në ekstreme ose ushqyerjen e frikës.

Ujori

Hëna e plotë e sotme ju ndihmon në sektorin tuaj të komunikimit.

Një projekt shkrimi ose mësimi mund të përfundojë, ose publiciteti e promovimi mund të jetë në fokus. Mundohuni të mos jeni shumë të nxituar, si me lëvizjet ashtu edhe me komunikimet tuaja. Sigurisht që ka një tendencë drejt ekstremeve emocionale sot, por gjithashtu edhe energji e mirë për të bërë diçka konstruktive sapo të shihni dritën për një çështje.

Ngjarjet e ditës mund të zbulojnë se ku keni qenë shumë të lidhur, duke sqaruar se cilat hapa mund të ndërmarrësh për të çliruar veten nga frika në këto fusha të jetës.

Është një kohë e shkëlqyeshme për t'u përqendruar në detyrat që kërkojnë disiplinë dhe rregull pasi ato mund të ndihmojnë në zbutjen e disa shqetësimeve tuaja.

Marrja e një qasje të rregullt ndaj problemeve mund të jetë po ashtu e dobishme. Ju mund të tërhiqeni në një vijë të re studimi ose të ndjeheni të motivuar për të eksploruar një temë më thellë. Ndihma për të tjerët ose për të mësuar gjëra të reja mund të jetë veçanërisht e këndshme.

Peshqit

Hëna e Plotë e sotme mund të sjellë realizime të rëndësishme në lidhje me paratë, pronësinë, gjërat e vlefshme, vlerat, talentet, ndarjen e përgjegjësive dhe dinamikën e energjisë.

Kini kujdes për marrjen e vendimeve të shpejta që kanë më shumë të bëjnë me frikën ose fajin sesa me gjykimin e ftohtë.

Konsideroni fushat e jetës tuaj që mund të bëjnë me fokus të përqendruar dhe vëmendje të detajuar, dhe përdorni këtë energji të qëndrueshme për t'u kujdesur për biznesin. Përpjekja për të realizuar diçka ose një ide ideale me të tjerët mund të jetë produktive.

Mund të ndjeheni lehtësi të veçantë me njerëzit në situata kur mund t’i keni ballë për ballë. Sot mund të keni disa biseda të rëndësishme që do ju japin një perspektivë të re për njerëzit e rëndësishëm në jetën tuaj.

Burimi:Cafe Astrology|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit