Si po kërkon qeveria që t’i “japë jetë” projektit korruptiv të Unazës së Re

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 12.10.2019, 20:55

Pavarësisht presionit të madh që është ushtruar mbi ta në ditët e fundit, sërish banorët e Unazës së Re nuk dorëzohen dhe vazhdojnë traditën e bllokimit të rrugës çdo pasdite.

Me sa duket qeveria e ka ndarë mendjen dhe është e vendosur që të çojë deri në fund projektin për zgjerimin e unazës, pavarësisht se shumë banorë të kësaj zone rrezikojnë të mbeten pa shtëpi. Ata gjithashtu rrezikojnë të humbasin edhe bizneset e tyre.

Tenderi i parë i zhvilluar prodhojë skandalin e DH Albania. Ndërsa tenderi i fundit është i bllokuar në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) për parregullsi shkruan exit.al.

Çdo gjë nisi në shtatorin e viti 2018, kur qeveria miratoi projektin për rehabilitimin e Unazës së Re, që niste nga shkolla Teknologjike dhe përfundonte në hyrje të autostradës Tiranë -Durrës.

Projekti ishte i ndarë në tre segmente.

Segmenti 1 – Sheshi Shqiponja – me vlerë €18 milionë u fitua nga bashkimi i kompanive Biba X & DH Albania. Vëllezërit Hysa nuk paraqitën as ofertë as dokumentacion.

Segmenti 2 me vlerë €12,6 milionë u fitua nga Salillari. Vëllezërit Hysa nuk paraqitën as ofertë as dokumentacion.

Segmenti 3 me vlerë €9,4 milionë u fitua nga kompania Viktoria Invest Internacional & Viktoria Invest. Vëllezërit Hysa nuk paraqitën as ofertë as dokumentacion.

Edhe pse qeveria kishte shpallur fituesin e tenderit, vendimi për shpronësimin e familjeve të prekura nuk kishte dalë akoma. Për këtë arsye banorët e prekur nisën protestat për të ndaluar këtë projekt.

Pas tre muaj proteste, në dhjetor 2018 kompania Dh-Albania doli se kishte falsifikuar dokumentet, dhe qeveria anuloi tenderin. Ndërsa në dy segmentet e tjera puna nuk vazhdoi më sepse qeveria nuk nxori vendim për shpronësime.

Në dhjetor ARRSH rihapi tenderin për Sheshin Shqiponja, por me një buxhet disa herë më të vogël. Por, tre muaj më vonë e anuloi sërish, kësaj here me arsyetimin se “asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhej me kriteret”.

Pas anulimit, Ministria e Infrastrukturës vendosi ta ndryshonte projektin duke bashkëpunuar me Bashkinë Tiranë. Projekti i ri kishte të njëjtën vlerë financimi por në vend të një mbikalimi u vendos për nënkalim.

Kështu në korrik 2019, qeveria vendosi të hapë tenderin e ri.

Në garë morën pjesë 8 kompani. ARRSH skualifikoi 5 prej tyre dhe shpalli fituese Vëllezërit Hysa me ofertë prej €14,6 milionë (1,78 miliardë lekë).

Kompania Vëllezërit Hysa mori pjesë në tenderin e parë të Unazës së Re pa paraqitur ofertë por me qëllim ligjërimin e procedurës tenderuese dhe shpallje fituese të kompanisë të përzgjedhur nga qeveria.

Ndërsa dy kompanitë me ofertën më të ulët, Salillari me €14,5 milionë dhe Alb Building me €14 milionë, u skualifikuan për mos plotësim kriteresh.

Më 23 gusht dy kompanitë Salillari dhe Alb Building u ankuan për vendimin e ARRSH dhe Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur pezullimin e tenderit deri në një vendim përfundimtar. Kështu një vit pas vendimit të qeverisë për të ndërhyrë në Sheshin Shqiponja, nuk ka ende një kompani të shpallur fituese.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit