JOQ Albania
Home

Flamur shqiptar në miqësoren e skuadrës italiane, ultrasit serbë pushtojnë fushën
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 12/10/2019 19:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Flamuri shqiptar dhe serbët nuk shkojnë aspak mirë. Sa herë që ka raste ku përpara tyre ka një flamur kombëtar të vendit tonë, ata dalin nga vetja. Rasti më i fundit ka ndodhur në ndeshjen miqësore mes  Brescias dhe skuadrës serbe të Vojvodinës.

Kjo ndeshje u ndërpre dy herë. Në rastin e parë, arbitri përjashtoi trajnerin e skuadrës serbe ndërkohë që në rastin e dytë, në tribunë u shpalos një flamur shqiptar dhe kaq mjaftoi që serbët ta merrnin atë si një “provokacja”.

Ultrasit serb pushtuan fushën e lojës në përpjekje për të marrë flamurin, ndërkohë që arbitri e pa që ndeshja nuk mund të vazhdonte më, për këtë arsye kërkoi edhe ndërprerjen e saj.

Deri në momentin që u ndërpre, ndeshja ishte 2-1 në favor të Brescias.