Një çift, që u filmuan duke kryer marrëdhënie teksa udhëtonin me makinë në një autostradë në Spanjë, kanë shpëtuar nga burgu.
Videoja, që tregonte çiftin në intimitet ndërsa ndodheshin në mes të korsisë në një autostradë afër Villcastin në provincën e Segovia-s, u bë virale vitin që shkoi.
Gruaja, e cila dukej sikur ishte pa rroba të paktën nga mesi e lart, mund të shihej teksa rrinte sipër burrit, i cili po mundohej të manovronte makinën në korsinë e shpejtësisë së ulët.
Pasi videoja u bë publike, policia në vend nisi kërkimin për dyshen derisa më në fund arritën t’i identifikonin.
Shoferi e pranoi se ajo që bëri nuk ishte e mirë dhe u tregoi oficerëve edhe emrin e vajzës me të cilën po udhëtonte në atë moment.
Incidenti ka ndodhur më 15 shtator të vitit 2018 dhe çifti, të cilët u shpallën fajtorë, arritën që t’ia hidhnin paq pa përfunduar pas hekurave.
Gjithsesi, të dy ata tashmë e kanë të ndaluar që të drejtojnë automjete për dy vite.
Gjatë seancës gjyqësore u tha se makina ku ndodhej çifti po ecte në formë zig-zage duke vënë në rrezik edhe drejtuesit e tjerë të makinave.
Gruaja ndodhej sipër shoferit ndërsa ai mundohej të drejtonte makinën.
Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania