Sazan Guri rrëfen si e kërcënoi Drejtuesi i Policisë së Tiranës: Do të bëjmë 500 copa!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 12.10.2019, 19:05

Për momentin Astiri është shndërruar në një nga zonat më të nxehta të vendit tonë pasi nga njëra anë kemi banorët që nuk heqin dorë nga shtëpitë e tyre, ndërkohë që nga ana tjetër kemi institucionet shtetërore që janë të vendosura që t’i shkojnë deri në fund projektit që prek disa nga shtëpitë dhe bizneset e zonës.

Jo vetën banorë por edhe aktivistë të ndryshëm janë bërë pjesë e kësaj proteste.

Sazan Guri është një prej tyre. Por me sa duket tensionet këto ditë janë shtuar aq shumë sa ky i fundit thotë se është kërcënuar me jetë.

Ai thotë se është paralajmëruar në mënyrë jozyrtare nga ana e Policisë së Tiranës, që të heqë dorë nga kjo kauzë, ndryshe do ta pësojë. Në një postim në rrjetet sociale ai tregon se ishte në mëdyshje, të tregonte apo mos të tregonte.

Guri tregon se, në sy të gruas së tij, Drejtori i Policisë së Tiranës i ka dërguar fjalë që të mos përzihet më në protestën e banorëve të Astirit.

Ai shprehet:

Mbasi me thirrën dje pasdite në Komisariatin nr. 6 në Kombinat, vonë nga ora 22, sapo dola me zonjën time nga Teatri me dramën "Xhelati", një drejtues, vetë Xhelati i Lartë i Policisë së Tiranës, më dërgon fjalë, në sy të gruas, me një mik shtëpie si lajmës që, nëse shkon prapë te protesta e banorëve të Unazës, do ta bëjmë 500 copa!Sigurisht, nuk jam pjesë e hallit të banoreve, por jam pjesë e së drejtës publike te ata sot dhe, të kushdo qoftë nesër, ndaj e bëra lajmin publik,"

Ky kërcënim ndaj aktivistit vjen pasi policia ka ndërmarrë disa aksione në ditët e fundit ndaj banorëve që dalin çdo pasdite dhe bllokojnë rrugët në shenjë proteste për të mbrojtur shtëpitë dhe bizneset e tyre.

Deri më tani policia ka arrestuar 6 banorë të kësaj zone që akuzohen se kanë bllokuar rrugën. Tashmë një veprim i tillë, konsiderohet një vepër penale dhe dënohet deri në 5 vite burg.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit