Pasditen e sotme në Astir më shumë se 200 forca policie kanë blinduar zonën dhe do të tentojnë të pengojnë protestat e banorëve.
Në dy ditë 6 persona janë arrestuar nga policia pasi po mbronin shtëpitë e tyre nga prishja.
Banorët e Astirit kanë vendosur që protestën ta zhvillojnë në trotuare për të shmangur përplasjet me policinë.
Policia e Shtetit ka zbardhur në zonë pak minuta para nisjes së protestës.