INTERVISTA/Ky është shqiptari që po “tërbon” rininë italiane: Pas të qeshurës vijnë…

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.10.2019, 12:12

Teksa të gjithë janë fokusuar në ngjarjet e aktualitetit, siç është historia e nënës së tre fëmijëve nga qyteti i Kavajës, në shtëpinë e së cilës u vra një person teksa bashkëshorti i saj ndodhej në burg, një yll i ri po nis të shkëlqejë në shtetin fqinj. E kemi fjalën për Elsio Barjamaj, një i ri me origjinë shqiptare, i cili është në hapat e tij të para drejt suksesit.

Ai bën rep. Nuk është si Eminem, por me shumë mundësi do të jetë një Eminem i së ardhmes, me këmbë në tokë, për të cilin mediat fqinje po flasin që tani e do të vijojnë të flasin edhe në vazhdim.

Është në moshë mjaft të re, por sëfundmi ka publikuar videoklipin e një kënge mjaft interesante. “After the laughter” quhet kënga që ka fituar zemrat e të rinjve në Itali. Kudo në rrugë ata i dëgjon duke pëshpëritur fjalë nga teksti i kësaj kënge e madje, suksesin e LZO e dëshmojnë edhe videot e mëposhtme, të realizuara gjatë një performance të artistit të ri.

Në një intervistë për JOQ, LZO tregon se ky është vetëm fillimi i një pune gati 10-vjeçare, të nisur që nga fëmijëria, por që ndoshta, siç shprehet ai, edhe mund të ngelë me kaq. Në “After the Laughter” (Pas të qeshurës), reperi i ri tregon se pas të qeshurës vijnë lotët, por për të në jetën reale nuk është kështu. Ai jeton momentin dhe më pas le të vijë ç'është për të ardhur.

Është një video e freskët, me elemente retro, e realizuar me mjeshtëri dhe thjeshtësi nga të rinj energjikë dhe plot pasion për të ndihmuar mikun e tyre në këtë sfidë të bukur.

Kohët e fundit LZO po ftohet përherë e më shumë në shfaqje të ndryshme në zonën ku jeton, në Rimini të Italisë dhe rrethinat e saj. Cili është sekreti i tij, cilat janë pasionet e tjera, a do të jetë repi e ardhmja e tij dhe çfarë e frymëoi për “After the Laughter”, i gjeni më poshtë në një intervistë ekskluzive për JOQ.al.

Sa kohë ke që këndon dhe si e zbulove talentin tënd? U bë disa kohë që shkruaj dhe bëj rep. Thuajse 10 vite. Duke u influencuar nga repi amerikan nisa të hedh rimat e para në anglisht. Nëfillim isha thjesht unë në dhomën time duke dëgjuar instrumental të këngëve të famshme, duke bërë versionin tim sipër, por që shumë pak persona ishin në dijeni që unë bëja rep. Me kalimin e kohës po përmirësohesha deri ëa arrita në momentin që mendoja se ishte një diçka që ia vlente të dëgjohej edhe nga të tjerët. Nisa duke jua treguar miqve të mi të ngushtë që prej kohës që jetoja në Vlorë dhe ishin ata që më shtynin akoma dhe më shumë për të shkruar këngë të tjera.

Pse pikërisht “After the Laughter”? Çfarë të frymëzoi? Rituali vazhdonte duke kërkuar për intrumental nëYyoutube dhe më solli tek kënga e ëendy Rene "After the laughter". Isha duke dëgjuar këngën dhe më pëlqeu shumëideja si e titullit të saj dhe melodia. Thjesht mendoja se për stilin tim duhet pak më shumë ritëm. Në një prej komenteve të këngës shkruhej se ishte akoma dhe më e bukur në shpjtesinë 1.25. E provova dhe në atë moment nisa të hedh dhe rimat e para sipër këngës që fillon dhe “I go on my ëay keep running, running...” Më pas kur shkova ta regjistroja sëbashku me Fulvion e “Whale's Belly” i shtuam disa elemente të tjera që e sollëm pak më bashkëkohore.

Kush të ka ndihmuar në realizimin e videos? Ka një histori të gjatë kjo këngë. E kam krijuar si këngë rreth 2 vite më parë. Gjatë kohës që isha duke iu repuar këngët e mia miqve të mi, ishin ata që më shtynë të shkoja ta regjistroja dhe pasi e dëgjonin kërkonin videon. Me shokun e shëpisë, Pietron kemi ideuar gjithçka. Ideja e rreshtave të këngës por dhe e videos është si një vazhdim i këngës sëëendy Rene që thotë se pas së qeshurës vijnë lotët. Unë jam me mendmin që le ta jetojmë momentin. Se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, t'ia lemë së ardhmes. Dhe nëpër vargje flas për një histori që ndoshta nuk është siç ishte më parë, por që jeta vazhdon dhe nuk ia vlen të ndalesh dhe të mendosh për të shkuarën apo të ardhmen. Ja pse edhe në video jam unë duke vrapur gjatë pjesës se refrenit. Pjesa e tjetër e videos tregon pak a shumë një pjesë të jetës qe po bëja për momentin. Të gjithe aktorët janë miqtë e mi me të cilët kaloj pjesën më të madhe të ditës. Do të doja ti falenderoja sepse janë ata që më mbështesin në çdo ide timen dhe më ndjekin në çdo qytet që shkoj për të performuar. Kështu që po dëshiroj të falenderoja Diana, Fede, Roby, Signor Tarrozzi, Cassolla, Von Matterhorn dhe shumë të tjerë që nuk ishin pjesë e “After the laughter”, por që me siguri do të jenë pjesë e videos së radhës që pritet të dalë sëshpejti. Gjithashtu doja të falenderoja dhe çunat e Frameless që bënë të mundur realizimin e videos.

Ku është realizuar video? Video është realizur në qytetin e Rimini-t, qytet në të cilin jetoj aktualisht. Të gjitha janë vende në të cilat kaloj një pjesë të kohes sime dhe tek strofa e dytë jam në terracen e famshme që thuajse të gjithë e dinë sa shumë përzemër e kam atë vend.

Komenti më i papëlqyer apo negativ që ke marrë... Nuk mendoj se kam marrë komente negative rreth këngës në veçanti, vetëm fjalë të mira.

Ku ke kënduar për herë të pare para një publiku të gjerë? Nëse flasium për një publik për diçka të momentit në Rimini apo Bologna shpesh herë me miqtë kur ia nis të bëj këngët e mia ka shumë njerëz të tjerë që ndalojnë, dëgjojnë apo dikush bën dhe video. Por në një event të organizuar hera e parë ka qene rreth 3 vite më parë, event në të cilin mora dhe emrin LZO sepse nuk kisha akoma një emër arti le të themi.

Ke emocion kur ngjitesh në skenë? Po normale shumë edhe pse tani është akoma fillimi dhe më duhet të përmirësohem akoma shumë në perzencat live. Por nga mbeshtetja e publikut në rritje çdo herë edhe më shumë eksperiencë, sigurisht, po ndjej përmirësim sepse po i shijoj më shumë dhe vet si person performancat.

Ke ndonjë hajmali që mban, ndonjë ritual që bën para se të këndosh? (Për mos të të marrë mësysh psh, apo mos të shkojë performanca keq) Haha jo nuk kam ndonjë hajmali, po për më mos marrë sysh kam fytyrën hahahaha

Kush të mbështet më shumë në këtë rrugë? Siç e kam përmendur dhe më parë, kanë qenë gjithmone familja, miqtë e mi si ata që kam pas afër në momentet live apo dhe ata të cilët më mbështesin gjithmonë me fjalët e tyre apo që mundohen të më promovojnë.

Çfarë po studion momentalish? Momentalish po studjoj për Turizëm në qytetin e Rimini-t Itali, si pjesë e Universitetit të Bolonjes.

Mendon se shkolla që po bën është e ardhmja jote, apo diçka tjetër? Mendoj se shkolla po më jep mundësinë si në zhvillim personal si individ, duke më zgjeruar njohuritë, krijim e kontakteve me njerëz të rinj edhe pse jo e shoh veten si fillim si pjesë e një tregu pune në një sektor që është gjithmonë në zhvillim. Ndërsa muzikën e kam gjithmonë timen si fans i madh i saj. Shkruaj dhe repoj pavarësisht gjithçkaje sepse e kam diçka shumë personale që më shërben si një terapi edhe më ka ndihmuar të zhvillohem shumë si person. Në të ardhmen mendoj të investoj më shumë kohë dhe para për të publikuar materiale të reja. Pastaj ç'të ndodhë, le të ndodhë, por që nuk është synimi im të jem pjesë e industrisë me patjeter.

Cili prej repereëe ka qene frymëzim për ty në nisje të eksperimentimeve me muzikën? Vazhdon të kesh të njëjtin të preferuar apo ke ndryshuar mendim? Po si fillim normale Eminem, DMX, 2PAC, Biggie, BIG L, Big pun, Rakim, Lloyd Banks etj etj të kohes kur isha akoma i vogël. Me kalimin e kohës u shtuan shumë artistë të tjerë, repera si Kevin Gates, J.Cole, Kendrick Lamar, Dave East të Amerikës apo Mc Kresha, Doza MC, G-Bani në fillimet e tij, Luni, Lloch, Elinel janë produkte të repit shqiptar që më pëlqejnë shumë. Jam pak tip retro dhe Buddy Holly, Bob Dylan, Warren Zevon, Tom Waits edhe pse ndoshta nuk publikojnë muzikë të re, gjithmonë i dëgjoj.

Pse gjithë të rinjtë tani, në Itali dhe jo vetëm, po e pëlqejnë këngën tënde? Nuk di të ta them unë këtë, por që i falenderoj të gjithë për mbështetjen. Mund të them vetëm që muzikën e bëj me zemër dhe jam shumë i sinqertë në atë që bëj.

Cila është pika jote e fortë në muzikë, që të dallon nga të tjerët? Pikë e fortë s'mund të them, por une kam një histori ndryshe nga dikush tjetër dhe përmes teksteve përshkruaj atë që jetoj përditë, pak autoironik dhe cinik. Ndoshta koha do të tregojë më mirë, por kam shumë materiale që janë ndryshe nga ajo ç'ka dëgjon nëradio. Ndoshta sepse nuk janë aq “të mira” për të qenë në radio. (qesh)

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit