Shkozeti, në periferi të Durrësit, është kthyer në një zonë të mbushur me lokale të muzikës tallava. Herë pas here, sië po konstatohet, këto lokale janë shndërruar në vatra të konsumimit të lëndëve narkotike.
Kanë qenë specialistët e Hetimit të Narkotikëve ata që kanë ndërhyrë mbrëmjen e djeshme dhe kanë vënë në pranga pronarit e një lokali, i cili akuzohet se kishte krijuar ambient të përshtatshëm për konsumimin e lëndëve narkotike.
Gjithashtu është arrestuar dhe një person, i cili dispononte disa doza kokaine. Në vengjarje janë gjetur një kapak metalik me mbetje të lëndës narkotike si dhe kartëmonedha në formë tubi, me anë të cilave ishte konsumuar kokaina.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve operative kanë mësuar se në zonën e Shkozetit, janë përshtatur lokale për përdorim droge si dhe shpërndahet dhe konsumohet lëndë narkotike”.
Mbrëmjen e djeshme është ushtruar kontroll i befasishëm, ku është arrestuar shtetasi E.K., 25 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ndërsa u procedua në gjendje të lirë pronari i lokalit, shtetasi S.M., 27 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale ” Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e 27 vjeçarit, policia konstatoi se ambienti ishte përshtatur për konsumim të lëndëve narkotike. Ndërsa E.K. i mbante disa doza kokaine në tavolinë. Në vendngjarje, u gjet dhe një kapak metalik me mbetje të lëndës narkotike si dhe kartëmonedha në formë tubi, me anë të cilave ishte konsumuar kokaina.